Vdes shqiptari në Greqi, bie nga
8 m lartësi, makina qëndron mbi çati

Vdes shqiptari në Greqi, bie nga<br />8 m lartësi, makina qëndron mbi çati
GREQI- Një shqiptar 30-vjeçar mbeti i vdekur nga një aksident tragjik në Korfuz të Greqisë, pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash. Aksidenti fatal, sipas medieve greke ndodhi në orën 12.30 të ditës të sotme, ndërsa si shkak mendohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të automjetit, i cili më pas ra mbi çatinë e një shtëpie.

Mediat greke raportonin se ngjarja ndodhi në autostradën Korfuz-Lefkimmis, në vendin e quajtur Benitses. Policia tha se makina po drejtohej nga një shqiptar i ri që ishte përpjekur t’i shmangej p[përplasjes me një tjetër makinë.
 
Mjeti me të cilin udhëtonte shqiptari me inicialet P.Y ka rënë nga një lartësi prej rreth 8 metrash, në një kioskë turistike të vendosur në plazh. Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti makinën që kishte qëndruar në çatinë e një shtëpie.
 
Tri zjarrfikëse me pajisje shpëtimi dhe 12 oficerë arritën të nxjerrin shoferin e vdekur, trupi i të cilit është marrë me ambulancë. Automjeti më pas u largua me një vinç privat.
 
Në vendin e aksidentit udhëtoi komandanti rajonal Islands Karatzias dhe komandanti në Korfuz, Pyrarchos Varsamis, të cilët koordinuan veprimet hetimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK