Vdesin 2 minatorë, pranga
administratorit të minierës

MARTANESH -  Policia e Burrelit arreston adminitratorin njëherazi drejtorin teknik të ‘ALBA CO’ Shemsi Ballabani, pas humbjes së jetëve të dy minatorëve paraditen e sotme në një galeri private në minierën e Fushe-Lopës në Martanesh.

Ballabani, që kishte marrë leje shfrytëzimi nga Ministria e Energjitikës që në vitin 2000, është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit teknik në punë dhe mosrespektimin e lejes së shfrytëzimit.

Arrestimi i tij u bë pas verifikimit të dokumtnacionit nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Repartin e Shpëtim Minierave. Arrestimi vjen pas vdekjes së dy minatorëve 50 vjeçarit Xhemal Sela dhe 35 vjeçarit Denald Baçi, si pasojë e shmebies së një masivi shkëmbor në galeri. Për Ballabanin pritet të enjten të jepet dhe masa e sigurisë nga gjykata ndërsa mësohet se Ministria e Industrisë dhe Energjitikës do t’i heqë licencën shfrytëzuese ‘ALBA CO’.
 
I kontaktuar nga A1report Dritan Ylli kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës tha se një grup inspektorësh kanë qenë në minierë për të parë nëse minatorët në atë galeri kishin apo jo kontrata pune si dhe sigurimin e jetës.
 
Ngjarja e rëndë në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh ndodhi paraditen e sotme në orën 09:40, ku si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, humbën jetën Xhemal Sela 50 vjeç, dhe Denald Baçi 35 vjeç. 

Aksidentet me vdekje të minatorëve gjatë punës nuk është hera e parë që ndodhin në këtë zonë, ndërsa bilanci i viktimave këtë të martë është shtuar dhe me dy të vdekur.

Shembet masivi shkëmbor në galeri, humbin jetën 2 minatorë 
Shembja e një masivi shkëmbor në një galeri private në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh, i ka marrë jetën dy minatorëve të cilët ishin duke punuar orët e para të kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit brenda ambienteve të galerisë. Nga burime të policisë bëhet e ditur se dy viktimat janë 50-vjeçari Xhemal Sela i cili është edhe baba i 4 fëmijëve dhe minatori 35 vjeç Denald Baçi.
 
Trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga rrënojat e shkëmbit nën minierë dhe u dërguan në morgun e qytetit të Bulqizës për të kryer akt-ekspertimin e vdekjes.
 
I kontaktuar nga “A1 Report” Dritan Ylli, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës tha se një grup inspektorësh janë nisur drejt minierës për të parë nëse minatorët në atë galeri kishin apo jo kontrata pune, si dhe sigurimin e jetës.
 
Për ngjarjen tashmë është ngritur dhe një grup pune në ministrinë e ekonomisë i cili po ndihmon në hetimin e aksidentit, si dhe zbardhjen e raport inspektimeve të bëra më parë në galerinë ku ka ndodhur ngjarja.
 
Ndërkaq ministria bënë me dije se kjo galeri shfrytëzohet nga kompania ALBA-CO me lejen nr.548, datë 06.04.2000.
 
Njëherazi Ministria e Energjetikës bënë me dije se ka pezulluar 160 leje minerare për shkelje, teksa shpjegon se në përfundim të hetimeve dhe nxjerrjes së shkaqeve për vdekjen e dy minatorëve në punë këtë të martë do të rishikohet dhe leja e kompanisë ALBA-CO.
 
Aksidentet me vdekje të minatorëve gjatë punës nuk është hera e parë që ndodh në këtë zonë, ndërsa bilanci i viktimave këtë të martë është shtuar dhe me dy të vdekur.

miniera martanesh
(Në foto: Trupat e viktimave duke u transportuar në morgun e Bulqizës)

Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip