Në stadiumin e Maliqit u zhvillua ndeshja homazh, në kujtim të futbollistit të ndjerë, Leo Sadiku i cili u nda nga jeta 3 javë më parë. 12-vjeçari ishte lojtar i skuadrës së Maliqit dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme shëndetësore. Shokët e skuadrës u përballën me ekipin e Skënderbeut, ku arritën dhe të shënonin.... Ndeshja u ndoq nga nëna dhe motra e Leos, të cilat me lot në sy kërkojnë drejtësi. Ato akuzojnë për neglizhencë, mjekët si në spitalin e Korçës ashtu dhe në Pediatrinë e QSUT.
Nëna e Leos, Roveta Sadiku, mes dhimbjes shprehet: “Neglizhencë totale nga mjekësia, duke filluar nga Korça në Tiranë. Unë për këtë kërkoj drejtësi, vetëm drejtësi për Leon tim. Si Leo im mund të ikin shumë fëmijë të tjerë, se Leon e morën në qafë, nuk e trajtuan si duhet, Leon e neglizhuan, mua më gënjyen, duke më thënë ka virozë. U mjaftuan me dy eko barku dhe me një grafi dhe me 3 analiza kaq i kanë bërë Leos tim asgjë më tepër. Ai fëmijë ka vjellë për 7 orë, le të më dalë përpara ajo doktoreshë në QSUT, që thoshte ka mbetje të mukozës të stomakut. E shtruan në një pavion si burg! Unë nuk do të resht së kërkuari drejtësi derisa të vdes. Unë s’kam pranuar t’i bëjnë autopsi sepse isha e mbytur nga dhimbja, por kjo nuk e pengon prokurorine të hetoje vdekjen e tim biri sepse kam bërë kallëzim penal, sepse djalit nuk i kanë bërë eko apo mjekim për zemrën. E neglizhuan dhe na morën në qafë".
“Vëllai im në datën 28 dhjetor ka luajtur për herë të fundit në këtë fushë, unë nuk dua që shteti të luajë me shpirtin e vëllait tim, dua drejtësi dhe të jetë hera e parë të paktën që të ngremë zërin dhe mos heshtim për gjithë fëmijët”, tha motra e Leos.
Trajneri i Maliqit për moshat, tha se Leo ka qene një djalë plot pasion e ëndrra. Vdekja e tij e papritur ka lënë në dhimbje gjithë ekipin.
Robert Këndezi, trajner: Janë bërë analizat çdo vit, Leos njësoj si çdo futbollisti tjetër dhe i kanë dale shumë mirë. Nuk vuante nga asnjë sëmundje, madje ishte djalë i fuqishëm që shënonte gola në çdo ndeshje”.
Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar.
QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie. Policia e Korçës ka nisur hetimet nëse ka pasur neglizhencë mjekësore gjatë trajtimit, pasi i mituri u paraqit me simptomat e gripit e më pas ndërroi jetë nga zemra.
Moj zonje,po ju e nxorret vete djalin e ndjere nga spitali /me leje/ qe te festonit Vitin e Ri se bashku ende pa u sheruar mire! Doli /me leje/ te perkoshme,jo me flete dalje si komplet i sheruar nga mjeku.Qe e nxorret per feste dhe t'a mbanit deri ne 2 Janar nuk kishte asgje te keqe mire bete,por ju ne vend t'a kthenit ne spital qe te vazhdonte kurimin e mbajtet ne shtepi deri ne 7 Janar kur gjendja e tij ishte renduar dhe e kthyhet vetem ate dite e humbi jeten nje dite me vone.I thone nje jave moj zonje,jo dy dite! Cfare faji kane mjeket?! Te vetmin faj per mendimin tim eshte qe duhet t'u kishin vendosur kusht daten e kthimit e te kishin ngritur alarmin per nje jave vonese.
Përgjigju