ELBASAN - Rezarta Hajdari, 19 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje. Kjo është përgjigjja e autopsisë për të renë që ndërroi jetë në muajin dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit në shtratin martesor, 5 ditë pasi ishte martuar me bashkëshortin e saj Olsi Hajdarin.

Edhe ky i fundit mbeti në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe në kushtet kur ende nuk fliste, u dyshua për vetëhelmim nga ana e të rinjve. Me daljen nga spitali, Olsi Hajdari 27 vjeç tha se gjithçka ndodhi nga mangalli me prush që lanë ndezur teksa u shtrinë të flinin, por ky version nuk u besua nga familjarët e Rezarta Hajdarit, të cilët nuk e pranuan familjen e Olsit në ceremoninë e lamtumirës së të bijës.

Përgjiigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit. 

Çifti u gjetën në dhomë nga mamaja e Olsit e cila jetonte me çiftin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Dyshonte se e kanë helmuar qëllimisht, vëllai i 19-vjeçares në Librazhd reagon për Report Tv: Jam dakord me autopsinë

Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht.

Në një lidhje telefonike me gazetarin e Report Tv, Renaldo Gjoshi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.

"Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli." është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit  ku 5 ditë pas martese  Olsi Hajdarin së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush. Olsi arriti të shpëtonte pas dërgimit në spital ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen.