Vedat Muriqi në fushë, Mallorca befason kryesuesit e La Ligas! Girona eliminohet nga Kupa e Mbretit

Vedat Muriqi në fushë, Mallorca befason kryesuesit e La Ligas! Girona eliminohet nga Kupa e Mbretit

Moment nga ndeshja

Kupa e Mbretit ka nisur me surpriza në fazën çerekfinale. Kryesuesit e La Ligas dhe ekipi që po bën befasinë këtë sezon, Girona është eliminuar nga skuadra e Vedat Muriqit. Mallorca mposhti 3-2 katalanasit duke mos i lënë shanse reagimit.

Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë, ku në harkun e 14 minutave u shënuan tre gola. Fillimisht Larin në të 21 minutë zhbllokoi gjithçka, teksa më pas Prats me dopietën në minutat 28 dhe 35 vulosi suksesin e vendasve të Aguirres.

Christian Stuani në minutën e 68-të shënoi golin e parë për miqtë, teksa Girona u kujtua vonë për t'i dhënë vetes shpresë, pasi vetëm në shtesën e gjashtë Savio shënoi golin e dytë, pa i dhënë të drejtë të tijve që sfida të shkonte në shtesë.

Te Mallorca 20 minuta në fund luajti edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës që ka lënë pas një dëmtim dhe po luan ndeshjen e dytë në harkun e pak ditëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë

Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë