Vedati, Flori dhe Ermali festojnë ditëlindjet

Vedati, Flori dhe Ermali festojnë ditëlindjet
Java që lamë pas ka qenë e mbushur me ditëlindje të personazheve Vip. Tre nga emrat më të dëgjuar të skenës dhe muzikës shqiptare janë rritur dhe një vit më shumë nga mosha e tyre, Vedat Ademi, Florian Mumajesi dhe Ermal Fejzullahu.

Këtyre dy të fundit u kanë rastisur ditëlindjet në të njëjtën ditë. Ndërsa këngëtari kosovar Vedat Ademi, ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto ku shfaqej së bashku me nënën e tij duke e falenderuar për sakrificat dhe mundimet për t’a rritur.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një foto me bashkëshorten e tij, e cila është shtatzanë. Në këtë foto çifti Ademi shfaqet duke mbajtur tortën e ditëlindjes së tij, në të cilën shkruhej: “Një rroker i vogël si ty është duke ardhur”.

Ky dedikim i referohej fëmijës së parë që Vedati dhe bashkëshortja e tij do të kenë së shpejti. Edhe “THASH&THEM” dëshiron t’u urojë tre artistëve shqiptar jetë sa më të gjatë dhe të na dhurojnë gjithnjë hite të paharrueshme.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga