Veliaj: 'Nga 1 qershori, ndihma
ekonomike do jetë në dorë të gruas' 

TIRANE - Ashtu siç ishte premtuar, nga data 1 Qershor, ndihma ekonomike e familjeve në nevojë do u dorëzohet grave dhe jo burrave, të cilët shpesh abuzonin me këto parà. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, tha se nëpërmjet këtij veprimi, synohet që kjo ndihmë që jep shteti të shkojë për nevojat jetike të familjes.

“600-700 mijë shqiptarë që punojnë dhe paguajnë taksat heqin mënjanë nëpërmjet ligjvënësit 40 mln dollarë në vit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë gjykoj se gjesti më i mirë që ne mund të bënim ishte ndryshimi i ligjit për ndihmën ekonomike, tashmë ‘Shqipëria Solidare’, për të siguruar që 40 mln dollarët të shkojnë në duart e 100 mijë grave dhe vajzave në Shqipëri. Duke filluar nga 1 Qershori, do të jenë ekskluzivisht vetëm gratë dhe vajzat, që me këtë definicion të ri, do të kthehen në kryefamiljare sa i përket skemës së ndihmës ekonomike Shqipëria solidare”, është shprehur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në konferencën kombëtare për dhunën ndaj gruas, ministri Veliaj theksoi se numri i grave që përfitojnë trajnim profesional është trefishuar. I pranishëm në konferencë ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksoi se reforma territoriale, që pritet të përmbyllet brenda vitit, do të krijojë mundësinë që të krijohen më shumë fonde për mbështetjen ndaj grave dhe vajzave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale