Veliaj: Bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë

Veliaj: Bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikonfirmon angazhimin për bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë.

Në twitter, Veliaj ka shpërndarë postimin e ish-kryebashkiakut të Bremenit në Gjermani, Carsten Sieling i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për t’u bërë pjesë e aktivitetit “Forcimi i demokracisë. Parimet socialdemokratike për një qeverisje vendore efektive”.

“E majta progresive e Shqipërisë fitoi 55 nga 61 bashkitë. Si Kryetar i Unionit të Kryetarëve të Bashkive, mezi pres të nis rrugëtimin e tyre së bashku me miqtë tanë socialdemokrat gjermanë”, thekson Veliaj.

Ndërsa Sieling shprehet në postimin e tij në twitter se do t'u paraqes kryebashkiakëve të sapozgjedhur shqiptarë parimet e politikës socialdemokrate për qytetet dhe bashkitë.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin