Veliaj: BunkArt e ka kthyer zonën
e Dajtit në një atraksion turistik

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar hapjen e BunkArtit si një atraksion turistik për zonën e Dajtit.

Ky investim është një premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në zonë e Dajtit”, kryebashkiaku Veliaj. Rruga e re, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë banorëve për të lëvizur, por edhe do t’i japë vlerë më të madhe pronës së tyre. “Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi”, u shpreh Veliaj.
 
Ai shtoi se kjo rrugë është një nga disa ndërhyrjet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë në këtë zonë, për ta kthyer atë në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe për ta kthyer gjithë zonën e Dajtit në një qendër të rëndësishme urbane. “Zona e Dajtit sot ka edhe disa atraksione të tjera; Teleferikun, hyrjen për te Bunk’Art, disa ndërhyrje që po bëjmë në parkun e Dajtit. Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional”, theksoi kreu i bashkisë. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj.

rruga e re ne tirane
 
Më vjen mirë që këtë vit, investimit për këtë rrugë i bashkohet edhe investimi për shkollën e mesme. Do të kemi vitin e parë ku nuk do të ketë më shkolla të mesme me dy turne në qytetin e Tiranës. Në këtë zonë kemi filluar rikonstruksionin e disa kopshteve me nismën “Adopto një kopësht” dhe brenda verës do të kemi përfunduar të gjitha kopshtet e Tiranës”, shtoi ai. Gjithashtu, kryebashkiaku theksoi se për herë të parë këtë vit, do të fillojnë të shpërndahen grantet e Bashkisë, sipas nismave të vetë komunitetit. “Çka do të thotë se nëse anëtarë të komunitetit në zonat e reja të Tiranës, siç janë Dajti, zona e Freskut, Qesaraka, kanë ide se si të ndërtojnë një kopsht, një kënd lojërash, një fushë sportive, do të subvencionojmë komunitetin sipas propozimeve që na bën vetë komuniteti për zonën”, tha Veliaj.

rruga e re ne tirane

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje