Veliaj dëgjesë për buxhetin 2022: Në fokus të rinjtë dhe investimet në qendra zhvillimi për ta

Buxheti i vitit 2022 për bashkinë e Tiranës do të ketë në fokus të rinjtë dhe investimit më shumë në qendra zhvillimi për ata. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një bashkëbisedim me profesionistë të rinj të qytetit, tha se investimi më ambicioz është ai i piramidës.

“Investimin më të madh do ta bëjmë në fushën e teknologjisë së informacionit me transformimin e Piramidës, ku të rinjtë do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë si të kodojnë apo për realitetet virtuale, robotikën. Duam që Piramida të jetë shtëpia më e madhe e rinisë. Nëse themi se rinia është prioritet, atëherë do investojmë pronën më të mirë të qytetit, si Piramida, për ta,” tha Veliaj.

 Veliaj vuri theksin edhe tek terrenet e reja sportive që janë në vëmendje të buxhetit të ri.

“Ne kemi një listë terrenesh të cilat duam t’i kthejmë në 100 hapësira të vogla sportive. Duam që secili prej jush të na japë një dorë për këtë projekt,” tha ai.

Gjatë takimit kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe fushën e atletikës.

“E kemi nisur punën për pistën e atletikës te liqeni, e cila do të jetë më standarde,” u shpreh Veliaj.

Sa i takon Kopshtit Zoologjik, Veliaj tha se do të përfundojë pjesa më e madhe brenda këtij viti. Veliaj foli edhe për procesin e rindërtimit, teksa renditi ecurinë e punimeve në shkollat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Për vitin 2022 buxheti i investimeve për Tiranën do të jetë, 82 milion euro vetëm nga të ardhurat e Bashkisë duke shënuar rritjen e buxhetit të investimeve me 37% në krahasim me vitin 2021.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia