Një ndeshje kriketi mes stafit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Britanike shënoi dje nisjen e “Javës Britanike”. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës në 6 shtator.
I shoqëruar nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe kampioni i botës në boks Florian Marku, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se sporti ka fuqinë e bashkimit mes popujve. Ai tha se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në momentet tona më të rëndësishme. “Anglia promovon në mënyrë të jashtëzakonshme shumë sporte, jo vetëm futbollin apo boksin, kriketin, sepse sporti bashkon njerëzit. Me sport është mënyra e mirë sesi e nisim këtë javë të bashkimit, të bashkëpunimit, të vëllazërisë që kemi me Britaninë e Madhe, një vend që ka qenë gjithmonë aleati ynë, ka qenë gjithmonë një fans i yni, ka qenë aty në ditët tona të vështira, qofshin këto ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e vështira gjatë eksodit të Luftës në Kosovë”, u shpreh Veliaj.
Ndërkaq, në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës gjigante për koncertin e Rita Orës. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e 6 shtatorit dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë. “Skena mbrapa po përgatitet për një tjetër sukses shqiptaro-britanik: Rita Ora. Ndërkohë, sapo mbyllëm një fundjavë fantastike me “Sunny Hill Festival”, me Dukagjinin dhe familjen Lipa”, shtoi më tej Veliaj.
Ambasadori Britanik deklaroi se “Java Britanike” do të vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, të cilat nisin në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. “Është një kënaqësi që të jem në qendër të Tiranës , në qendër të Shqipërisë, në sheshin "Skëndebej", për të lançuar “Javën Britanike 2022” dhe kjo do të jetë java kulturore ku ne do të festojmë të gjithë aspektet e kulturë mes Britanisë dhe Shqipërisë”, nënvizoi ambasadori Alastair King-Smith.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
-
Ylli Manjani: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh e hakmarrje! Fillimi i hetimit me anonimat, është tmerri i tmerreve, Fatmir Xhafaj ka të drejtë
16 Shkurt, 09:51
Nuk e kuptoj qe kur Britania Rraciste ke qen afer nesh kur me thuaj,ata jan antishqiptar te zjarrt.
PërgjigjuAmbasadori, Erioni dhe operatori i bashkise : kaq eshte pjesmarrja
Përgjigju