Eduard Zaloshnja: Veliaj dhe Këlliçi, nën hijen e Ramës dhe Berishës

Eduard Zaloshnja: Veliaj dhe Këlliçi, nën hijen e Ramës dhe Berishës

Rama dhe Veliaj

William E. Rayerson, ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, publikoi dje një letër të hapur drejtuar brezit të ri të udhëheqësve politikë shqiptarë. Në të ai thekson se ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish, për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së shkuarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.

Ndër politikanët e skalionit të dytë që kam testuar këtë vit në sondazhe, Erion Velaj nga e majta dhe Belind Këlliçi nga e djathta kanë kuotat më të larta, me epërsi të madhe ndaj të tjerëve. Njëri ishte fëmijë kur Ryerson erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe tjetri ende s’kishte lindur. Dhe duket se ish-ambasadori thirrjen ua drejton pikërisht këtij brezi politikanësh, që tua marrin stafetën politikanëve të brezit të vjetër, që e kishin filluar karrierën politike pak para se Rayerson të vinte në Shqipëri.

Por një thellim në të dhënat e sondazheve që kam zhvilluar këtë vit, zbulon një dukuri interesante. Pothuaj të gjithë simpatizantët e Veliajt janë edhe simpatizantë të Ramës, ndërsa pothuaj të gjithë simpatizantët e Këlliçit janë edhe simpatizantë të Berishës. Ky korelacion i fortë statistikor na sugjeron se votuesit e thjeshtë të secilit krah i simpatizojnë Veliajn dhe Këlliçin, për sa kohë i shohin si beniaminë të udhëheqësve përkatës. Gjasat janë që, në qoftë se ata u dalin kundër udhëheqësve të tyre, kuotat mund t’u bien menjëherë, sado përkrahje t’u japin ambasadorët ose ish-ambasadorët amerikanë…

Si shembull për këtë vlen historia e shuar politike e Lulzim Bashës. Ambasadori i atëhershëm amerikan Arvizu (2011-2014) e quajti publikisht “yll në ngjitje i politikës shqiptare” ndërsa Berisha e kishte qartazi beniaminin e tij. Në verën e 2013-ës, kur Berisha u tërhoq nga çdo post drejtues politik, Basha kishte kuotat më të larta në elektoratin e djathtë, me epërsi të madhe ndaj të tjerëve. Dhe njësoj si Këlliçi tani, pothuaj të gjithë simpatizantët e Bashës ishin edhe simpatizantë të Berishës. Por kur Basha doli hapur kundër Berishës (me një përkrahje të dukshme amerikane), kuotat e tij në elektoratin e djathtë filluan të shkrihen si kripa në det…

Deri më sot, vetëm Edi Rama ka qenë politikani i skalionit të dytë, që e ka marrë stafetën e udhëheqjes së partisë pa bekimin e udhëheqësit paraardhës. Fatos Nano nuk zhvilloi ndonjë seri foltoresh kundër Ramës, kur ky i fundit garoi për të marrë kreun e partisë, por punoi në prapaskenë që stafeta t’i kalonte Rexhep Mejdanit. Sidoqoftë, politikanët kryesorë të PS-së (e sidomos Gramoz Ruçi), panë tek Rama politikanin më të aftë për t’i rikthyer në pushtet, dhe e përkrahën përkundër dëshirës së udhëheqësit historik…

Të shohim se sa të aftë do të jenë Veliaj dhe Këlliçi të marrin dhe mbajnë stafetën e udhëheqjes, kur një ditë Rama dhe Berisha të mos kenë më ndikim në skenën politike…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 03/06/2022 00:55

    Me vjen keq po kte shkrim e ke te sponsorizuar nga lali b*tha! Askush ne ps nuk e do dhe honeps erin nga ura vajgurore dhe as rama jo e jo! Esht thjesht nje makinacion oskur i rrjetit sorros dhe pik! Nuk do landodohet me nga rama per bashkine e do vej ne pikiate! Kurse ai lluqa i pd eshte copy paste i kti te parit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë