Tirana që nga dita e sotme do të ketë një tjetër shesh në të cilin të gjithë qytarët do mund të festojnë gjatë këtyre ditëve, që përkojnë me festat e Krishtlindjes dhe Vitit të ri.
Ky shesh është ai në parkun përballë stadiumit “Selman Stërmasi” në të cilin do të mbahen aktivitete të përditshme.
Sot, kryebashkiaku i Tiranës tha se, krahas shesheve qendrore të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës kthen një tjetër hapësirë publike në një ambient festiv të përshtatshëm për të gjitha moshat.

“Më vjen mirë që fryma e festave po shpërndahen në çdo lagje të Tiranës. Përveç sheshit ‘Skënderbej’ dhe sheshit ‘Nënë Tereza’, edhe ky shesh është kthyer sot në një hapësirë fantastike për komunitetin. Kjo do të thotë se kur bashkia do, bashkia mundet”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se pavarësisht kushteve modeste ku ndodhet institucioni që ai drejton, në 100 ditë Bashkia e Tiranës ka treguar se kur ka dëshirë për t’i bërë gjërat, ato realizohen.
Veliaj nënvizoi se këtë vit Tirana është epiqendra e festimeve, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO