Veliaj fiton betejën e radhës me PD, 6 mandatet në Këshillin Bashkiak janë të vlefshme

Veliaj fiton betejën e radhës me PD, 6 mandatet në Këshillin Bashkiak janë të vlefshme

Nje nga mbledhjet e Keshillit Bashkiak kur opozita e ka bojkotuar

Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të rrëzojë sot kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri Jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.

Ajo hedh poshtë edhe pretendimet e këshilltarëve të PD-së, të cilët me arsyetimin se këto mandate janë të pavlefshme, kanë bojkotuar për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Pas vendimit ka reaguar Kryetari i Këshilltarëve demokratë të Tiranës, Kreshnik Çollaku i cili denoncon vendimin e gjykatës. Ai shprehet se gjyqtarët janë shantazhuar me procesin e vetingut.


Vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur