TIRANE - Një pjesë e mirë e lejeve të dhëna na Lulzim Basha para lënies së postit në krye të Bashkisë Tiranë janë aktualisht objekt hetimi nga prokuroria, ose të pezulluara. Në gusht 2015, ishte Bashkia e Tiranës ajo që mori vendimin për të bllokuar për një vit lejet e ndërtimit, si dhe verifikimin e lejeve të dhëna nga ish kreu i saj Lulzim Basha.
Sipas kreut të ri të Bashkisë së kryeqytetit, lejet do të mbeten të bllokuara deri në përfundimin e planit të ri urbanistik për kryeqytetin, i cili do të hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Veliaj paralajmëroi gjithashtu edhe pezullimin e lejeve të firmosura nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha, deri në verifikimin e tyre.
Delijorgji
Biznesmeni i njohur Mihal Delijorgi është një prej shkaktarëve kryesorë të shpërthimit të depove të municionit në Gërdec nga i cili gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Pas shpërthimit të punishtes së demontimit dolën në skenë edhe afera të tjera korruptive të tij, siç qe një kompani e përbashkët ndërtimi e Mihal Delijorgjit dhe bijës së botuesit të gazetës “55”, Fahri Balliut, e cila ishte ende aktive pavarësisht skandalit.
Ndërkohë që vetë kompania “Parc Constructions”, e themeluar në vitin 2005 nga Mihal Delijorgji, ka aksionerë dy kompani të regjistruara shtete të njohura si parajsa fiskale dhe që prej vitit 2008 administrihet nga bashkëshortja e biznesmenit, Vjollca Delijorgji. Pjesa më e madhe e aksioneve të shoqërisë (51%) zotërohet nga “MANDALAY GROUP HOLDINGS CORP”, një kompani e regjistruar në shtator të vitit 2004 në British Virgin Islands.
Ndërkohë që kompania tjetër, “BRAMMER VENTURES CO.LTD”, rezulton e regjistruar në emër të Mihal Delijorgjit (ortak i vetëm) në Liberi më 11 mars të vitit 2005.
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com