Veliaj i jep ambasadores Yuri Kim 'Çelësin e Qytetit’: Quaje Tiranën si shtëpinë tënde

Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai çmoi punën e ambasadores dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në 3 vite e gjysmë që ajo punoi në Tiranë, ndërsa e ftoi ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike.

“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë”, u shpreh Veliaj.

Ambasadorja Kim u shpreh se Tirana ka qenë një shtëpi për të dhe se tanimë që po largohet, ajo do të mbetet familja e saj.

“Faleminderit shumë! Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh ajo.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigrant usa: 10/06/2023 13:01

    gjeja me me mire gje beri kjo zonje ishte non grata e vemjes sali dhe ajo qe duhej te bente ishte ta bente edhe vvemjen tjeter te kombit ilir metan metaj

    Përgjigju
  • Alniku: 10/06/2023 10:13

    Zonjë e nderuar jam krenar që kryebashkiaku i Tiranës ju bëri pjesëtare të familjes tonë të madhe zoti ju ruajt dhe suksese në vazhdim ????????????????????????

    Përgjigju
  • Bxl: 09/06/2023 22:08

    Ajo e ka çelesin e gjith Shqiperis e te te gjith juve o servil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen