Ajola Xoxa, tashmë bashkëshortja e ministrit Veliaj, shprehet se historia e dashurisë së tyre është si nëpër libra dhe se ajo vetë në këtë histori është trajtuar si një princesh.
Pasi Veliaj dhe Xoxa i thanë “PO” njëri – tjetrit, cifti së bashku me të ftuarit gëzuan dhe kërcyen në ritmet e muzikës shqiptare.
Për t’iu përshtatur më tej Kalasë së lashtë të Gjirokastres çifti suprizoi edhe me kërcimin e tyre me veshje popullore të krahinës.
VIDEO/ Cifti kercen muziken popullore...veshur me kostum popullor
VIDEO/ Cifti vishet me kostum popullor
Në pamjet e siguruara nga A1 REPORT vihen re mes të ftuarve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ambasadori italian në vendin tonë Massimo Gaiani, kryediplomati gjerman Hoffman, kryeparlamentari Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, zëvendeskryeministri Niko Peleshi, ministri i Shtetit Bledi Cuci, ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, deputeti Tauland Balla, Eduard Shalsi, këngëtari Alban Skënderaj dhe shumë personalitete të tjerë të fushës së politikës, medias e artit. Të gjithë i urojnë çiftit jetë të lumtur dhe plotë suksese.
VIDEO/ Te ftuarit mberrijne ne Kalane e Gjirokastres
Ajo çka vihet re ndër të tjera, nga pamjet e A1 Report është edhe shoqëruesit e dhëndrit, i cili është zëvendesministri i arsimit Arbjan Mazniku, dhe Endri Fuga, keshilltari per mediat i Kryeministrit Rama. Sakaq, vetë kreu i qeverisë nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë ceremoni për shkak të takimit që zhvilloi në Tiranë me përfaqësues të FMN-së në lidhje me skandalin e ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Por Shqiptarja.com mëson se kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në koktejin që do të mbahet në Pezë, ku deputetë, politikanë, bashkëpunëtorë e miq të ciftit që nuk kishin mundësi të ishin pranë tyre në kalanë e Gjirokastrës do të urojnë ciftit në këtë ceremoni.
Katër ditë përgatitje ja kanë vlejtur për të transformuar skenën në të cilën publiku shqiptar është mësuar të shikojë koncertet folklorike të Gjirokastrës
Në mes të kupolës në kala ishte vendosur një shandan gjigand që i jepte një ndriçim tejet të veçantë ambientit. Fati i ka buzëqeshur çiftit, teksa pas reshjeve të shiut gjatë pasdites, në mbrëmje kanë pushuar dhe ceremonia ka vijuar normalisht. Fillimisht të ftuarit kanë qenë të ulur në një ambient që i ngjasonte një ceremonie kishtare, ku miku i çiftit pastori Gent ishte përzgjedhur si bekues i dashurisë 10-vjeçare të Erjonit dhe Ajolës që në orën 21:00 u bashkua në martesë.
Zhvillimi i ceremonisë së dasmës në Gjirokastër ka qenë një dëshirë e vetë çiftit dhe gjithashtu një lloj promovimi për vetë qytetin e Gjirokastrën, qytet nga i cili ministri Veliaj mori edhe mandatin e deputetit.
VIDEO/ Cifti Veliaj kurorezon dashurine