TIRANË- "Lulzim Basha ka grabitur dhe ka abuzuar 3 herë si ministër dhe jo vetëm nuk ka moral të kërkojë të bëhet Kryeministër, por duhet të ikë një orë e më parë nga jeta politike, e madje të kthehet në Holandë"! Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Socialiste në Baldushk.

“Kur ishe ministër i Jashtëm, çfarë bëre? ‘I fala detin Greqisë’. Po s’ke turp?! Pasi ke bërë këtë, kërkon të marrësh një punë tjetër...! Po kur ishe ministër i Transportit çfarë bëre? ‘Bëra vetëm gjysmën e rrugës dhe kushtoi më shtrenjtë se e njëjta rrugë në Kosovë’. S’ke turp? U zhdukën 240 milion euro dhe ke prapë kurajo të vish dhe të kërkosh vend pune? Po kur ishe ministër i Brendshëm çfarë bëre? ‘Kur isha ministër i Brendshëm vrava 4 vetë në Bulevard’. S’ke turp? Aq është mjaft për t’u zhdukur nga politika, madje aq është mjaft për t’u kthyer në Hollandë,” u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha ka dështuar 5 herë në zgjedhje dhe përsëri në 25 prill e pret humbja.

“Mos u tundoni kurrë për jetën e Lulit. Është një sukses i përkohshëm. Ka 5 herë që rrihet. Do rrihet dhe njëherë tjetër në 25 prill, se në finale ky është vendi i atyre që punojnë”, tha Veliaj.