Veliaj inspekton punimet për shkollën ‘Xhezmi Delli’: Gati për vitin e ri shkollor, Tirana i respekton të gjithë, mos u merrni me ata që politikën e kanë ‘sport’

Veliaj inspekton punimet për shkollën ‘Xhezmi Delli’: Gati për vitin e ri shkollor, Tirana i respekton të gjithë, mos u merrni me ata që politikën e kanë ‘sport’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, e cila po rindërtohet më e fortë dhe më cilësore se ç’ishte më parë. Veliaj tha se shkolla do jetë gati për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

“Për Njësinë 3, por sidomos për të gjithë prindërit që i çojnë fëmijët në shkollën “Xhezmi Delli”, kjo është një ditë e bukur. Siç e shikoni, kantieri ka filluar. E di që prindërit e kanë pritur prej vitesh këtë. Ne i kemi ndarë shkollat në dy lote: Ka qenë një lot i Bashkisë së Tiranës dhe loti tjetër me donatorët, si PNUD dhe Bashkimi Evropian. Ndërtimi i kësaj shkolle na erdhi e dhuruar me një paketë shkollash të tjera, si “Besnik Sykja”, “Asim Vokshi” dhe “Emin Duraku”. Për shkak të procedurave të Bashkimit Evropian dhe PNUD, ndërtimi i tyre mori pak më shumë kohë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i cilësoi si ‘sport’ reagimet e opozitës për çështjen e rrugës “4 Shkurti”, e cila u emërtua si “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në përkujtim të viktimave të masakrës së 1944.

“Xhezmi Delli është një emër dëshmori, Hero i Popullit, dhe për të gjithë ata që sa herë vjen fushata, sa herë fillojnë këto muhabetet politike, kujtohen se duhet të heqin emrat e dëshmorëve. Emri i Xhezmi Dellit nuk do të hiqet, emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nuk do të hiqet, Emin Duraku nuk do të hiqet, Asim Vokshi nuk do të hiqet, as emri i Avni Rustemit e kështu me radhë. Ky është një vend që vërtet politikën e ka sport, por çdo gjë me masë. Edhe në një sport, edhe në një ndeshje, edhe fanatiku më i madh, nuk e dhunon tjetrin e palës kundërshtare”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se Tirana është një qytet që i ka respektuar të gjithë dhe se rruga “Ibrahim Rrugova”, jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur deri te Diga e Liqenit.

“Më vjen mirë që u sqarua edhe çështja e rr. “Ibrahim Rugova”, e cila jo vetëm nuk është shkurtuar, por është zgjatur. Shkon përtej ish-Gardës ku bashkohet me “Rrugën e Kosovarëve” te Diga e Liqenit. Unë besoj se një qytet i mirë, ka vend për të respektuar të gjithë. Siç kemi respektuar ish-shkollën time, “Kosova”, “Rrugën e Kosovarëve”, sheshin “Adem Jashari”, siç shpallën Qytetar Nderi Adem Demaçin përpara se të largohej nga jeta, ashtu do të nderojmë edhe me një shtatore të Ibrahim Rugovës në Tiranë, aty ku rruga që mban emrin e tij zgjatet dhe bashkohet me Parkun e Liqenit. Pra, këtu po të kesh zemrën e madhe dhe po të kesh një mendje të hapur, ke mundësi t’i respektosh të gjithë. Po të kërkosh një sebep për përçarje, për sherr, sigurisht edhe këtë e gjen”, përfundoi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki