Një falenderim për qytetarët që paguajnë energjinë elektrike. Ndryshe nga ministrat e tjerë që kanë ndjekur aksionin e OSHEE për energjinë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka zhvilluar takime me qytetarët që paguajnë energjinë elektrike në kryeqytet.
Në zonën e “Komunës së Parisit”, Veliaj iu ka dhënë dorën gjithë qytetarëve që paguajnë energjinë elektrike.
“Sot patëm një mundësi për t’i shtrënguar dorën dhe për t’u thënë faleminderit qytetarëve që e paguajnë energjinë elektrike. Këto kohë jemi marrë shumë me ata që abuzojnë, por në fakt njerëzit më të rëndësishëm nuk janë ata që abuzojnë, por njerëzit e ndershëm, që paguajnë taksat, sigurimet shoqërore dhe energjinë elektrike”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, gjatë këtij viti ekonomia gjeneroi 81.352 vende të zbardhura ose të reja pune, por me paratë e rikuperuara nga shmangia e abuzimeve me energjinë elektrike, ka mundësi për më shumë investime, të cilat më pas prodhojnë punësim.
“Ashtu siç doli edhe sot nga vizita e shkurtër në përkrahje të aksionit të OSHEE-së për pagesat e energjisë elektrike, qytetarët e ndershëm nuk mungojnë, madje janë në shumicë. Një qytetar i ndershëm e kupton se duke paguar energjinë elektrike ndihmon ekonominë, buxhetin e shtetit dhe hapjen e vendeve të punës” tha ministri.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO