Veliaj: Karta e Studentit brenda vitit
do të rrisim investimet për rininë

Veliaj: Karta e Studentit brenda vitit<br />do të rrisim investimet për rininë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar se brenda këtij viti të gjithë studentët që vijojnë arsimin e lartë në Tiranë do të kenë në duart e tyre kartën e studentit, ndërkohë që institucioni që drejton do të rrisë investimet për rininë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i vendosur që ta mbajë këtë premtim duke u mundësuar studentëve instrumentin që do t’i ofrojë atyre shumë lehtësira në shërbimet që marrin nga qyteti.

Gjatë takimit periodik të vendosur tashmë me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.

Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Më tej, ai theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.

Në këtë fazë kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin, një plan fizibiliteti që na ka marrë muaj, kemi punuar me shumë ekspertë të huaj dhe në fund besoj do të kemi jo vetëm kartën e studentit, por një nënprodukt të sistemit elektronik të biletimit në qytet për autobusët dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron qyteti. Dhe besoj që në fund të këtij viti ky do jetë një argument që i përket të kaluarës”, shtoi Veliaj.

Ai është ndalur edhe te një sërë nismash dhe projektesh të tjera që kanë në fokus të tyre nxitjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në një sërë aktivitetesh, që kanë si synim jo vetëm argëtimin, por edhe arsimimin dhe zhvillimin e talenteve. Ai ka theksuar se mbledhja më e mirë e të ardhurave të Bashkisë e mundëson këtë gjë.

Bashkia e Tiranës ka ecur shumë mirë me buxhetin këtë vit. Pyetja është a i administron mirë taksat? Në fakt kemi tejkaluar planin e mbledhjes së taksave të bashkisë, sepse besoj që një kujdestar i mirë i qytetit është ai që mbledh të gjitha të ardhurat dhe pastaj i kthen të gjitha në investime. Kështu që edhe për rininë besoj që proporcionalisht buxheti do rritet dhe me përmirësimin që ka pasur buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit”, u shpreh Veliaj. Duke u ndalur te objektivat dhe projektet e tjera konkrete që Bashkia e Tiranës ka për të rinjtë, Veliaj ka përmendur edhe programet inovative që ajo ka nisur të zbatojë siç është programi “Tirana ime”. 
 
Tirana ime” është një aplikacion fantastik i cili për ata që kanë android dhe mund ta kenë përdorur e dinë se është mënyra fantastike e ndërveprimit me Bashkinë. Është bazuar në një koncept shumë të thjeshtë, shiko, raporto, rregullo dhe në një farë mënyrë është bërë edhe një mjet shumë i përdorshëm nga unë sepse kuptoj si punojnë ndërmarrje të ndryshme të Bashkisë, sa për qind e ankesave kanë adresuar. Ky aplikacion është fantastik edhe për gjëra të tjera si trafiku, mund të shikosh pamje live nga trafiku i Tiranës, klikon një kamera dhe shikon si është trafiku në atë moment apo e shikon edhe me një hartë dixhitale trafikun që mund ta përdorësh si GPS”, theksoi

Veliaj. Por jo vetëm kaq, pasi ai theksoi se me anë të këtij program shumë shpejt do bëhet e mundur edhe realizimi i disa shërbimeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.

Kemi pasur 20 mijë shkarkime dhe 6 mijë përdorues aktivë, pra që në mënyrë ditore logohen dhe shikojnë. Besoj që sot që është hapur edhe për IOS, do të rritet numri i përdoruesve. Ata që janë në smartphone kanë dhe një mënyrë tjetër të përdorimit, që do të jetë edhe për pagesat ndaj Bashkisë, mund të jetë pagesa e taksave, parkingut dhe disa lehtësira që ne do i fusim të gjitha në një aplikacion të vetëm që quhet “Tirana ime”, shtoi më tej kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Gjithashtu një nga objektivat e tjera që Bashkia e Tiranës kërkon të zbatojë me të rinjtë është ajo e praktikave në ndërmarrjet dhe administratën e Bashkisë.

Ne duam të kemi një projekt masiv praktikash në Bashkinë e Tiranës. Çdo mundësi për të bërë një praktikë, në secilin institucion të Bashkisë, është një mundësi fantastike për të mësuar gjëra dhe karakterin njerëzor që nuk e mëson dot nga asnjë punë tjetër, përfshirë edhe të punosh vetëm me kryetarin e Bashkisë, nëse nuk ke aksesin tek njerëzit dhe nevojat e tyre. Do të doja që secili prej jush të ishte një lloj agjenti marketing i këtij projekti të intershipeve, të praktikave në Bashkinë e Tiranës dhe jam i sigurt që jo vetëm do të krijojmë një netëork fantastik djemsh e vajzash, të rinj që kanë kaluar në këto përvoja, si unë do të tregojnë edhe ata historitë e tyre”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë është ndalur edhe te disa objektiva të tjera siç është ai për kthimin e shkollave në qendra komunitare apo edhe i rihapjes së të gjitha bibliotekave të lagjeve.
  
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë