TIRANË - Njëra ndër sfidat aktuale të tregut të punës në vend është siguria dhe shëndeti i punonjësve, si dhe respektimi i kodit të punës. Kështu ka deklaruar Ministri Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, në takimin rajonal të përfaqësuesve të Inspektoratit të Punës, ndërsa kreu i ISHP-së vendase Dritan Ylli u shpreh se janë zbuluar mijëra shkelje të kodit dhe procedurave të punës.
Siguria dhe shëndeti në punë janë disa nga aspektet problematike të tregut të punës në Shqipëri. Për këtë Ministri Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka kërkuar në takimin rajonal të Inspektorateve të Punës, që institucioni vendas të ndërveprojë si dhe të marrë përsipër zbatimin e rregullave, që shpesh herë nuk zbatohen apo nuk njihen.
Kreu i Inspektoratit Shqiptar të Punës Dritan Ylli, ka deklaruar se deri tani 2300 subjekte janë gjetur me shkelje, ndërsa theksoi se lufta kundër informalitetit mbetet njëra ndër shtyllat kryesore të qeverisë.
Në takimin e zhvilluar në Tiranë gjendeshin përfaqësues të inspektorateve të punës nga Kosova, Mali i Zi, Bullgaria dhe Rumania, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve. Takimi vjen në kuadër të një projekti lançuar nga BE dhe Organizata botërore e Punës, me qëllim bashkëpunimin e vendeve të rajonit në implementimin e standardeve të punës.
/Shqiptarja.com

VIDEO