Kupa e kampionatit të basketbollit për të rinjtë e shkollave të Tiranës do të mbajë emrin “Feti Fanaj.

Ai ishte drejtori në Bashkinë e Tiranës, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, pasi humbi betejën me Covid-19 në Turqi

Në përfundim të kampionatit, ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dorëzoi kupën fituesve të Superior Basket.

“Kjo kupë mban emrin ‘Feti Fanaj’, një njeri që kam pasur fatin ta njoh, i cili sot nuk jeton më.

Ai ishte drejtori ynë, që u mor me të gjitha palestrat dhe drejtoi këtë projekt, që i ka dhënë Bashkisë së Tiranës një infrastrukturë të jashtëzakonshme, që s’e kishim përpara pak vitesh”. Kjo kupe Do të jepet çdo vit për fituesin – forca dhe suksese! tha kryebashkiaku Veliaj