Erion Veliaj ftoi sot të rinjt që votojnë për herë të parë që në 21 qershor ta përdorin me zgjuarsi forcën e votës dhe të votojnë drejtimin e duhur. Në takimin e zhvilluar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste me votuesit për herë të parë, kandidati i majtë tha se përmes votës secili prej nesh ka e në dorë ta zgjojë nga gjumi 4 vjeçar Bashkinë e Tiranës.
“Kur njerëzit po përmendin një bashki që ka kaq kohë që fle gjumë, një elefant të madh përtac që fle gjumë, ka vetëm një mënyrë sesi mund të zgjohet. 1 milionë të rinj që bëhen bashkë në një qytet me 1 milion banorë dhe që e zgjojnë nga gjumi këtë elefant përtac. Unë besoj se kjo është fabula më e bukur e asaj që duam të bëjmë”, u tha Veliaj të rinjve. Ai solli në vëmendje se së bashku me shumë vullnetarë të rinj, ekipi i tij arriti të dokumentonte çdo problematikë të Tiranës. Kandidati i majtë theksoi në këtë fushatë u prekën gjërat konkrete me të cilat merret bashkia, me ndriçimin e qytetit, pastrimin e tij, ngrohjen e kopshteve dhe shkollave, shtrimin e rrugëve, standardet dhe higjienën në tregjet tona”- tha Veliaj
Veliaj duke ironizuar programin e kundërshtarëve tha se ajo çka ju intereson njerëzve është vetëm problemi i familjes së tyre duke shtuar se më 21 qershor do të zhduket edhe kultura që të rinjtë ndërsehen mes tyre për të larë hesapet e disa pleqve të politikës.
“Për herë të parë, në vend që të kishim një program dhe të bënim premtime për tramvajin dhe qilima fluturues, vendosëm të hartonim 24 programe për secilën njësi, sepse unë besoj se në fund të ditës njerëzve u intereson jeta e tyre, lagja e tyre, hallet e tyre”, theksoi Veliaj. Nga ana tjetër, ai tha se kundërshtarët nxorrën disa të rinj që të sajojnë dhe të shpifin për situata që nuk ekzistojnë- tha ai
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës u rrëfeu të rinjve se votën e tij të parë në vitin 2000 e ka hedhur për Edi Ramën. Ai tha se në një farë mënyre edhe vota e tij bëri një diferencë për Tiranën e viteve 2000. “Arsyeja pse e mbaj mend është se vota ime vlejti për të sjellë atë ndryshim në Tiranë. Nëse kam një inkurajim për t’ju dhënë është që ta bëni votën të vlejë. Në këtë mbledhje të aksionerëve të Tiranës, ku ftoheni të merrni pjesë për herë të parë, siguroheni që jepni peshën tuaj, jepni vlerësimin tuaj, jepni mendimin tuaj, për të thënë si e doni drejtimin e ri të Tiranës”,- deklaroi Veliaj.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO