Veliaj: Me të njëjtin çmim, Tirana është më e pastër! Inceneratorët? Dosja në hetim, të flasë drejtësia

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana sot është një qytet më i pastër e ndërsa është ndalur edhe te çështja e inceneratorëve, ku tha se çështja është në hetim dhe drejtësia do duhet të flasë.

“Si komshi ne na vjen e njëjta faturë uji, kemi taksën e pastrimit 100 lekë në muaj, ndërkohë kosoja e mirëmbajtjes dhe në një pallat është 150 lekë. A është Tirana më e pastër? IlMeteo e prodhonte me të kuqe, ndërkohë tani jemi shumë mirë. I referohemi agjencisë Europiane të Hapësirës. Kjo është transparente. Çmimi nuk është rritur dhe Tirana është më e pastër. Sa i përket pjesës së inceneratorëve, këtu ka një hetim. Duhet ta zgjidhë prokurori dhe gjykata. Ai person të japë llogari. Bashkia e Tiranës thotë për të njëjtën shumë, Tirana është më e pastër”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj te ‘5 Pyetjet’: Brenda 2024 do kemi ujë të pijshëm 24 orë! Premtimi i Këlliçit për nënkalime në shesh? E di që s'do fitojë, prandaj thotë çfarë do


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!