TIRANË- Brenda vitit 2024, Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe kandidati i socialistëve në këtë 14 maj, Erion Veliaj që bëri këtë premtim, duke thënë se një gjë e tillë nuk është arritur deri më tani për shkak të problemeve që kanë hasur rrugës.

“Në fund të 2024, në përfundojmë unazë e presionit. Kur kuptohet se sa shumë punë është bërë, kërkohet mirëkuptim edhe për një vit kohë, është ndërtuar një pjesë e unazës”, tha Veliaj në një intervistë te '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv.

Ai ka komentuar edhe premtimin e kundërshtarit të tij, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për nën kalime te sheshi Skëndërbej. Ai tha se ekipi i tij e ka menduar një propozim të tillë, por në terren është pothuajse e pamundur. Në këto kushte, thekson se janë premtime që bëhen nga dikush që e di se nuk do të fitojë.

“Nuk është se jam kundër, është kundër idesë së sheshit, nga ana praktike është e pamundur, duhet ta fillosh pendëncen përtej Lanës, duhet ta nisësh çarjen që te sheshi nënë Tereza, aksi nuk kalon nga Bashkia, por te Sheshi, Ne e kemi diskutuar. Kur s’ke ndërmend të fitosh mund të thuash çfarë  të duash, janë 5 kate nën tokë dhe aksi i sheshit nuk është rrugica përballë Bashkisë, se po të jetë ajo do përplasesh me hotel Tiranën, do futesh poshtë kalit të Skënderbeut”, tha Veliaj.

“Kali i betejës” që opozitës kanë qenë inceneratorët ku nuk i kanë kursyer sulmet për Veliaj. Lidhur me këto akuza, Veliaj ka pasur një përgjigje.

“Çmimi nuk është rritur dhe Tirana është më e pastër. Sa i përket pjesës së inceneratorëve, këtu ka një hetim. Duhet ta zgjidhë prokurori dhe gjykata”, tha ai.

Në fund, është ndalur në prezantimin e disa prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen, në mandatin e tretë për të cilin është i sigurt për një fitore. Mes tyre janë Piramida e Tiranës, Muzeu Etnografik, zona e lirë ekonomike, Teatri i ri Kombëtar apo stadiumi ‘Selman Stërmasi’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Veliaj tregon projektet për të ardhmen: Nga zona e lirë ekonomike, te tregu AgroUshqimor

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv ka prezantuar projektet e reja që e presin për kryeqytetin nëse ai do të marrë një mandat të tretë.

“Piramida do jetë pallati i pionierëve për kodim, 1/3 do jetë kompani, 1/3 shkollë, dhe pjesa tjetër me shërbime mbështetëse. Po krijohen shumë punë të së ardhmes, pastaj me tregu agroushqimor në Farkë. Pastaj është Teatri i Ri, ne kemi bërë zhvendosjet e rrjetit elektrit dhe nuk do të përdorim pedonalen, do përdorim një tjetër hyrje, ish drejtorinë e Burgjeve dhe do të përdorim atë akses për të shkuar në katet nëntokësore. Toka e Teatrit nuk ka lidhje me çfarë kanë privatët mbrapa. Administrata e këtyre  privatizoi parkun e autobusëve, unë do lë mijë metra katrorë në pronësi të Bashkisë. Do kemi një Bashki të re, e jo të rrimë me zyra me qira. Do jetë "Selman Stërmasi", me kullë apo pa kullë,, do shohim projektin. Do jetë me Partneritet Publik Privat. Do jetë Muzeu i Artit Modern. Bëhet fjalë për artin kontemporan. Do bëjmë Muezune  Tiranës, që është godina e Sarajeve që ne e shpëtuam nga djegia. Do jetë muzeu etnografik i Tiranës. Kampusi universitar do jetë fokusi ynë, jemi fokusuar më shumë te konviktet. Të mos jetë vetëm një fjetore , por me shërbime. Do kemi zonën e lirë ekonomike, për kompanitë dixhitale, për prodhimin e automjeteve elektrike, kryesisht të teknologjia. Do ketë një qendër biznesi ku ne lehtësojmë se m2 do marrë, ca ndërtimi, janë 50 ha mes Kasharit dhe Kombinatin dhe kemi potencialisht 30 ha të tjera për të shkuar deri në 100 ha. Do jetë projekti më i bukur për punësim të të ardhmes”, tha Veliaj.

Ora 22:29
Veliaj prezanton projektet për shkollat e reja në Tiranë: 40 me zero është një rezultat mbresëlënës

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet dhe planin e bashkisë për mandatin e ardhshëm.

Në një intervistë në Report TV, ai u shpreh se Tirana ka nevojë për të paktën edhe rreth 12 shkolla të reja, duke iu referuar numrit të popullsisë që ka aktualisht. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy shkolla në rrugën “Tre Dëshmorët”në Kombinat, dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një tjetër shkollë në vijën e parë të Astirit. 

“Unë besoj se për popullsinë që kemi tani duhet të ketë edhe 10 shkolla të tjera, rreth 10-12 shkolla të tjera. Janë ndërtuar në mënyrë të njëtrajtshme. Sepse janë ndërtuar shkolla dhe në Pezë. Katër shkolla në Pezë. Në Pezë kishte lënë territor komuna. Kishte një plan urbanistik Peza. Nuk kishte lekë. Por kur erdhi bashkia e madhe e futi dhe Prezën brenda, komuna tha ja ku i kemi tokat për shkolla por nuk kemi pasur para se nuk na dilte. Të njëjtën gjë bëri edhe Petrela. Por Komuna e Petrelës, demokratë kanë qenë edhe ata nuk e kanë problem. 

Duke pasur bashkinë arritëm që ta bënim edhe në komunën e Petrelës. Ajo që na ka ndodhur është se në zonën e Astirit nuk kemi pasur asnjë terren. Pavarësisht se ishte vetëm 20 metra në vijë ajrore në anën tjetër të rrugës “Teodor Keko” nga njësia 7. Në fakt njësia administrative ishte kufiri i Kasharit me Tiranën. Aty mbaronte vija e verdhë. Sot jemi në një situatë ku edhe aty i kemi gjetur terrenet. Do jenë dy shkolla te rruga “Tre Dëshmorët” pas Kombinatit të mishit në Yzberisht, do jenë dy shkolla në zonën e Kasharit dhe  një shkollë tjetër në vijë të parë të Astirit. Mandatin tjetër ajo do quhet lagja Rilindja se do ketë përfituar më shumë”, deklaroi Veliaj. 

Ai tha se ndërtimi i shkollave vitin e shkuar u bllokua për shkak të rritjes së çmimeve të çelikut dhe betonit si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkë me 5 shkollat e Astirit, Veliaj tha se do të ndërtohen edhe katër shkolla të tjera te kopshti Botanik, në zonë e Parkut Olimpik dhe Sauk. Veliaj theksoi se bashkia që ai drejton ka ndërtuar 40 shkolla dhe krahasohet me një administratë që në katër vite nuk bëri asnjë shkollë. 

“Në zonën e Astirit kemi 5 shkolla. Çfarë ndodhi vjet? Vjet ndodhi që kur ne u përgatitëm për të hedhur lotin, pasi kishim zgjidhur të gjithë konfliktet e pronësisë u rrit çmimi i jashtëzakonshëm i çelikut dhe betonit. Nuk erdhi askush të bënte shkollat. Me të drejtë thonë që me 3-fishimin e çmimeve që pësuam prej një lufte që nuk e organizuam ne, u bë e pamundur që me ato buxhete që ne kishim bërë një vit përpara që të vinte dikush të aplikonte. 

Tani janë kthyer çmimet në realitet, kemi sqaruar dhe tokat dhe do kemi jo vetëm 5 shkollat e Astirit, një shkollë e kemi te cepi i Kopshtit Botanik. Një shkollë tjetër e kemi te parku Olimpik, shkolla “Dritëro Agolli”. Kemi edhe dy shkolla të tjera në Sauk. Është pa dyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi bërë 40.  Krahasohemi me një administratë që nuk ka bërë asnjë shkollë. Përkundrazi, shkollën “Betim Muço” e ktheu në shesh për pallat në Kombinat, shkollën “Kosova” e kishte bërë lejen gati për pallat dhe fushën e Laprakës e kishte bërë gati për pallat. Unë i kuptoj këta, unë jam gati të jap llogari. Pse 40 dhe jo 50? 40 me zero është prapë një rezultat mbresëlënës”, deklaroi ai.

Ora 21:43
Veliaj: Me të njëjtin çmim, Tirana është më e pastër! Inceneratorët? Dosja në hetim, të flasë drejtësia

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana sot është një qytet më i pastër e ndërsa është ndalur edhe te çështja e inceneratorëve, ku tha se çështja është në hetim dhe drejtësia do duhet të flasë.

“Si komshi ne na vjen e njëjta faturë uji, kemi taksën e pastrimit 100 lekë në muaj, ndërkohë kosoja e mirëmbajtjes dhe në një pallat është 150 lekë. A është Tirana më e pastër? IlMeteo e prodhonte me të kuqe, ndërkohë tani jemi shumë mirë. I referohemi agjencisë Europiane të Hapësirës. Kjo është transparente. Çmimi nuk është rritur dhe Tirana është më e pastër. Sa i përket pjesës së inceneratorëve, këtu ka një hetim. Duhet ta zgjidhë prokurori dhe gjykata. Ai person të japë llogari. Bashkia e Tiranës thotë për të njëjtën shumë, Tirana është më e pastër”, tha Veliaj.