Veliaj në Gjermani nënshkruan
marrëveshje për arsimin profesional
Veliaj ka nënshruar një marrëveshje për arsimin profesional në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjermani. Marrëveshja e bashkëpunimit është arritur me Institutin për Arsim dhe Formim Profesional të Landit të Hamburgut dhe Zyrës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
GJERMANI - Veliaj ka nënshruar një marrëveshje për arsimin profesional në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjermani. Marrëveshja e bashkëpunimit është arritur me Institutin për Arsim dhe Formim Profesional të Landit të Hamburgut dhe Zyrës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Sipas marrëveshjes Gjermania do të japë eksperiencën e saj për ringritjen e shkollave profesionale shqiptare.
Ministri Veliaj është shprehur se në Gjermani, 50% e të rinjve shkojnë në arsimin profesional ndërkohë, në Shqipëri vetëm 14-15 % e të rinjve zgjedhin arsimin profesional, duke theksuar se synimi ynë është që ta çojnë këtë shifër në 40%. Sipas Veliajt kjo është arsyeja pse Gjermania është partneri strategjik për rimodelimin e arsimit dhe formimit profesional.
“Sot në Gjermani, 50 për qind e të rinjve shkojnë në arsimin profesional ndërkohë, në Shqipëri vetëm 14-15 për qind e të rinjve zgjedhin arsimin profesional. Synimi ynë është që ta shpiem këtë shifër në 40 për qind, prandaj Gjermania është partneri ynë strategjik për rimodelimin e arsimit dhe formimit profesional sipas sistemit dual gjerman”, u shpreh ministri Veliaj.
Pikat kryesore të marrëveshjes së bashkëpunimit do të jenë çështjet e menaxhimit të rrjetit të riorganizuar të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, fuqizimi i institucionit përgjegjës për administrimin e ofruesve të arsimit dhe formimit profesional.
Instituti i Hamburgut për Arsim dhe Formim Profesional (HIBB) punon prej vitit 2007 si një institucion autonom nën varësinë e Senatit për Shkollat dhe Arsimin Profesional të Landit të Hamburgut. Me një buxhet prej 485 milion euro në vit, HIBB është përgjegjës për menaxhimin, këshillimin dhe mbështetjen e 44 shkollave profesionale publike në Hamburg dhe për zhvillimin e sektorit të arsimit dhe formimit profesional në përgjithësi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15