Gjatë një inspektimi në zonën e Don Boskos një ndër zonat më të prekura prej vitesh nga përmbytjet ka thënë se situata është nën kontroll, Bashkia ka vënë 700 persona në terren për monitorimin e situatës në 48 orët e vështira në vijim. Në fjalën e tij Veliaj tha se do të vijojë puna për pastrimin e kanalizimeve por kjo kërkon një dekadë si dhe 150 mln $.
“Aktualisht kemi 700 vetë në terren, në disa pika nevralgjike, si këtu në rrugën “Don Bosko” dhe rrugë të tjera. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem me evakuimet. Kemi në monitorim të plotë zonën e Bregut të Lumit, lumin e Tiranës, për t’u siguruar që të mos kemi anomali. Të gjithë numrat tanë të emergjencës janë në funksion të plotë. Kemi pasur situata problemesh tipike në këto kohë të vështira, siç mund të jetë bllokim trafiku, gjëra të kësaj natyre, që janë zgjidhur në punë minutash”, ."-tha Veliaj
Në buxhetin e ri të bashkisë, u shpreh Veliaj janë përcaktuar investime të mëdha sidomos në kanalizime në 13 zona nevralgjike të Tiranës, si Don Bosko, Lapraka, etj.
“Ndoshta do të duhet një dekadë dhe vlerësimi i ekspertëve të huaj është se kërkon një investim në gjithë Tiranën mbi 150 milionë dollarë. Buxheti i Tiranës për investimet është vetëm 10 milion në vit. Ky nuk është justifikim, por është për treguar se në 100 ditë ne nuk mund të transformojmë katrahurën e 4 viteve të fundit”, tha Veliaj.
Veliaj sqaroi edhe çështjen e ujësjellësit të Bovillës duke përforcuar faktin se uji tashmë nuk ka probleme është i pijshëm dhe çdo familje e ka në dispozicion.
“Uji është sipas të gjitha standardeve. Ata që për 4 vite pinin ujë “Evian” në Bashkinë e Tiranës, sot të mos na hapin barkun, se po u dhemb për qytetarët. Atyre që u vjen uji me shishe me porosi nga Holanda, nuk besoj se janë sot në situatë për të vlerësuar ujin e Tiranës, që as nuk e pinë, e as nuk e prekën kurrë”,
Në fund Veliaj ka ftuar qytetarët për një bashkëpunim me institucionet përkatëse në mënyrë që situata të jëtë nën kontroll
I ftoj qytetarët të jenë bashkëpunues, me ndërmarrjet tona si të pastrimit dhe të kanalizimeve dhe të sinjalizojnë problemin e parë. Numrat e emergjencës funksionojnë. Mos ndërtoni më buzë lumit. Në momentin që kemi kërkesë për evakuim, kemi të gjithë infrastrukturën e gatshme. Dhe tek bregu i lumit dhe tek Ura e Kamzës dhe dje kemi çuar njoftim, i kemi thënë që janë zona që tipikisht përmbyten se janë në brigjet e lumenjve”, tha Veliaj.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO