Mbledhja e fundit e kwshillit bashkiak u shoqwrua me debate dhe tension teksa diskutohej pwr taksat. Kryebashkiaku Veliaj ka replikuar me tone tw ashpra  me Leonard Ollin. Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj i është drejtuar këshilltarit të djathtë Leonard Ollit :”Mësohu me kulturën .Nuk është muhabet kalamajsh ky ,sillu si i rritur.Do sillemi me rregullat e Tiranës ,unë ju dëgjova edhe ju do më dëgjoni.Mos e prish gojën ,edukohu dhe sillu si në Tiranë.”

Ndërsa këshilltarit tjetër të djathë Fabian Topollaj iu drejtua me fjalët:”Hera e parë që taksa e tabelës është bërë zero në Tiran.Mirëse ke ardhur në Tiranë, e vlerësoj pasionin tënd për Tiranën .Qytetërimi ka dhimbje ,është e vështirë po mësohet “.

perplasja veliaj olli

Debatet
Leonard Olli: Për sa i përket taskave të hoteleve dhe moteleve. Olli: Për çfarë ju bezdis se çfarë thotë secili nga ne. Mbani shënime dhe kundërshtoni. Le të mos anashkalojmë të qenit qytetar, kur nuk e bën as qytetari i parë i Tiranës, çfarë prisni nga të tjerët.
Veliaj: Ambicia ime është ta bëj Tiranën si Korçën e si mos më mirë
Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu

Veliaj: Në Tiranë kemi 2 dhe një të tretë. Po ju vini këtu dhe më flisni për taksat e moteleve. Se besoj që qytetarët normalë rrinë në motele. Nëse rrini ju ky është problemi juaj. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve, kjo nuk është as interes publik Olli: Ty të ka dhënë mami shtëpi, ke shumë Veliaj: Ty s’të pjerdh hiç

Olli: Ti je idiot

Veliaj: Kur munda shefat e tu, ti je kot Olli: Ti je idiot Veliaj: Qytetarët rrinë në shtëpi, në hotele rrinë biznesmenë. Nuk na vjen turizëm për plazh është tjetër gjë politika në bregdet. Në Tiranë vijnë zakonisht për 2,5 euro për 4 deri 5 yje hotele. Veliaj: Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për cështjen e tabelave… Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën
Veliaj: Do të vish këtu hajde ulu

Olli dhe Topllaj çohen nga vendi shkojnë para foltores ku flet Veliaj

Topollaj: Ti je legen Veliaj: Mësohu me kulturë Veliaj­ Ollit: Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla

Veliaj: Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.

Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.
Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.
Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.
Veliaj: Buxheti 2016 tre herë më i lartë, ta kthejmë Tiranën në qytet të jetueshëm Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar projektvendimin për taksat dhe buxhetin e Bashkisë për 2015.

Këshilltarët e djathtë u shprehën kundër vendimit të Bashkisë për taksat, duke u shprehur se nuk është i bazuar në ligj

perplasja veliaj olli

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)