Veliaj në '45 Minuta': PD-ja do të futet në zgjedhje nëse do të vendosë Moska

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të vendosë Moska, pasi është një parti që financohet nga Rusia. 
"Kjo është e vërteta që po ndodh përditë, për sa kohë që Mother Jones, për sa kohë që investigimet në Amerikë thonë që Binata Trade, një kompani ruse, i jep para PD, ose bën pagesa të PD, po e them meqë amerikanët thonë gjithmonë: Folloë thë money! Ndiq lekët! E nëse lektë vijnë nga Moska për të bërë gjithë këto punë dhe kryetari i nopozitës refuzon të shkojë në prokurori për të shpejguar se minimalisht për këtë duhet të shkonte që të dalë i pastër para popullit të vet. Dhe që të mendohej që unë kam qenë 10 vjeç kur ndërroi sistemi, një parti që 30 vite është krenuar se ka qenë një parti anti-lindje, anti-komunizëm, pro-perëndimore, dhe sot financohet nga paraja ruse, me sa duket në Moskë do vendoset diku merr apo s’merr pjesë PD, me ça financimi do marrë pjesë. Kështu që për këtë arsye duhet me pyet Moskën, çfarë do ndodhë me PD-në në këto zgjedhje. Se gjersa lekët vijnë andej, kë do pyesim?" tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja