TIRANË - Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj  është ndalur ditën e sotme në një takim me banorët e Zall-Herr në kryeqytet.

Gjatë diskutimit të tij, Veliaj është shprehur se ka gati fondin prej 33 milion lekësh për ndërtimin e rrugëve në këtë zonë, fondin prej 40 milon lekësh për ndërtimin e ujsjellësit për tu mundësuar 24 orë në ditë ujë të pijshëm banorëve të kësaj zone.

“Ne që tani po punojmë me dy ekipe. Njëri është duke punuar me fuashatën dhe tjetri po pregatitet dhe po punon për punën dhe projektet që ne do realizojmë. Ne po punojmë për punët që do bëjmë që tani. Ne që tani kemi piketuar projektet që duhet të bëjmë për Zall-Herrin. Ndërtimi i një ure është ajo që na duhet për fashtin Binar që ta lidhim këtë fshat me pjesën tjetër të Tiransës. Fondi prej 33 milion lekësh për ndërtimin e rrugës.  40 milion lekë që ujsjellësin e Qinamit brënda këtij mandati do të bëhet i mundut që ai të furnizojë me ujë të gjithë banorët”, - tha Veliaj .

Teksa është ndalur tek të gjitha projektet e tij për kryeqytetin e në mënyrë më specifike për zonën e Zall herrit, Veliaj tha se do të organizojë atë që quhet politika e kilometrit 0, si një mënyrë e cila u krijon shumë lehtësi njerëzve.

“Ne duam të organizojmë atë që quhet politika e kilometrit 0. Të krijojmë mundëinë që qytetarët të mund ti blejnë produktet aty ku prodhohet , që njerëzit të mund të kalojnë ditën në këto zona. Të krijojmë atë që njerëzit të shkëputen nga jeta e betonit dhe të vijnë edhe në fshat e të shijojnë natyrën, produktet e gjithçka tjetër ofron fshati. Njerëzve duhet tu krijohet mundësia që të vijnë e të shijojnë produktet dhe të mirat që u ofron fshati. Ne duam që të gjithë qytetarët e Tiranës të trajtohen njësoj pavarësisht se ku jetonë”, - theksoi Veliaj


Ai premtoi se për herë të parë Bashkia do të ndihmojë me grante fermerët, duke theksuar se do hartojë një guidë në shqip dhe anglisht për të promovuar Tiranën.

“Për herë të parë bashkia do fillojë të japi grante por për grante na duhen projekte konkrete. Ne duam të hartojmë një guidë të plotë në shqip dhe anglisht për atraksionet që ofron Tirana. Kurora e natyrës që i është shtuar Tiranës është një pajë e jashtëzakonshme. Kemi rreth 100 liqene, 13 kala. Shumica e njerëzve që jetojnë te Tirana e betonit se kanë idenë që këto ekzistojnë. Ne duam të ofrojmë iniciativa për fermat për të zhvilluar agroturizmin. Në bashkinë e Tiranës do ketë një biletë unike. Çdo qytetar të ketë mundësi të udhëtojë, pa i ndarë njerëzit ca të fshatit ca të qytetit, ca të njerkës ca të nënës”, - tha ai.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)