Nëse universitetet nuk e bëjnë Kartën e Studentit, do ta prodhojë bashkia

Nëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit janë të gatshme që ta përmbushin këtë kërkesë të studentëve. Në takimin e zhvilluar me 20 praktikantët e përzgjedhur si vijim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë se 40 shërbime në Bashkinë e Tiranës ofrohen me kosto të ulët për studentët.

“U kemi lënë afat deri në fund të muajit rektorateve që, sipas ligjit të ri, duhet të bënin Kartën e Studentit. Me privilegjet vijnë edhe përgjegjësitë. Pra, me të qenit rektor dhe dekan, vjen edhe përgjegjësia t’i bësh ato detyra. Nëse nuk i bëjnë deri në fund të muajit, kemi marrë masat që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të jetë e para që bën Kartën Studentore Bashkiake, ndërkohë që bashkia, Këshilli Bashkiak tashmë i ka marrë vendimet për 40 shërbime, që gjithsesi edhe sot ofrohen me kosto më të ulët për studentët”, deklaroi Veliaj.

Krahas përfitimit të 40 shërbimeve me çmim të reduktuar që merren aktualisht nga Bashkia e Tiranës, studentët do të mund të përfitojnë edhe nga ato që do të ofrohen nga privatët. “Karta e re studentore që do të emetohet në Tiranë përpara kësaj vere, do të mundësojë një bashkëpunim edhe me privatin, pra përveç 40 shërbimeve që bashkia i ofron të reduktuara, edhe privatët mund të futen në këtë bashkëpunim, kur vjen puna tek dyqanet, tek shpenzimet”, tha ai.

Përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, studentëve dhe të sapodiplomuarve u ofrohet mundësia që të fitojnë një eksperiencë të parë pune 3 mujore në institucionin e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nismë është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë, për të fituar eksperiencë që do u vlejë edhe për në ardhmen.

“E konsideroj fillimin e një rrugëtimi të bukur si kolegë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht me një praktikë disa mujore me pagesë dhe pastaj, sigurisht, për të ardhur e punuar si staf me kohë të plotë ose qoftë edhe për të kaluar në institucione të tjera apo edhe në privat, ku eksperienca e bashkisë mund ta pasurojë pak karrierën tuaj apo le të themi, t’ju ndajë dilemat se nga cili drejtim do mbani profesionin tuaj”, tha Veliaj, teksa njoftoi se ky nuk është programi i vetëm që ka Bashkia e Tiranës ofron në mbështetje të të rinjve.

Kjo eksperiencë është e vlefshme për të njohur nga afër punën konkrete dhe kulturën organizative të Bashkisë së Tiranës, si dhe për të aplikuar në një mjedis real pune njohuritë e fituara në universitet. Eksperienca e punës njihet në aplikimet për punë në institucionet shtetërore dhe ato private.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria po punojnë me shpejtësi për rikonstruksionin e godinave në “Qytetin e Studentëve”. “Më inkurajon shumë fakti kur dëgjoj se shumica e djemve dhe vajzave që vijnë nga qytete të tjera kanë vendosur të jetojnë në Tiranë. Jam shumë i lumtur që kemi nisur tani, jo me hapjen e kantiereve në Qytetin Studenti, por me përurimin e atyre që hapëm para një muaji, ndaj deri në fund të këtij viti shkollor do të kemi hapur të gjitha konviktet ku tashmë po punohet dhe do shfrytëzojmë më pas gjithë verën për konviktet e tjera, ku jo vetëm ne, por me kërkesë të kryeministrit, TIKA, KFW, kanë adoptuar nga një konvikt”, u shpreh Veliaj.

G.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen