Veliaj nga Dajti: Opozita në situatë qesharake, njerëzit besojnë vetëm te Partia Socialiste

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Dajti, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se reforma territoriale, e cila mishërohet më së miri në zonat përqark, dëshmon sot se ishte një vendim i suksesshëm. Kjo pasi, siç tha ai, bashkimi bëri të mundur që, investime të cilat, një ish-komune do duheshin dekada për t’i realizuar vetë, sot kanë prekur çdo njësi, duke përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, por duke i dhënë edhe më shumë vlerë pronës. 

“Nëse do të ishte një komunë më vete, Krrabës do i duheshin të mblidhte taksa për 67 vjet derisa të kishte mjaftueshëm të ardhura për të bërë rrugën; Zall-Herrit do i duheshin 50 vjet për të bërë ujësjellësin – por shumë prej gjërave i kemi mbaruar sot, siç është lagjja e re në Zall-Herr, të cilët do ta hapim për ata që u prekën nga tërmeti; rruga në Zall-Bastar do të donte 72 vjet të bëhej me taksat e Zall Bastarit. Ai vendim që shumë prej nesh e përqafuan si një filozofi e partisë sonë, doli që ishte një bast i fituar. Sot më vjen mirë që, në shumë prej fshatrave tona, takoj njerëz që kanë blerë një pronë dhe i shpenzojnë të ardhurat në atë zonë,” u shpreh Veliaj.

Sa i përket zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Veliaj tha se duhet të përgatitemi për betejat e radhës, që sikurse theksoi ai, nuk i kemi më me kundërshtarët, por me veten tonë. 

“Ju mendoni se jemi bashkuar këtu sot për inat të Saliut dhe Ilirit? Po si mund të kesh inat një parti, të jesh xheloz për një parti apo të kesh garë me një parti që, njëherë e ka burri, një herë e ka gruaja? Është si të hash inat me një dyqan lagjeje që, një herë e hap qepenin njëri, njëherë e hap tjetri. Ne nuk jemi këtu se kemi inat ata. Ne nuk jemi këtu sepse kemi një non-grata në krye të opozitës. Përkundrazi, na dhimbset, se do ishte mirë që të kishte një opozitë, por sot jemi në një situatë qesharake. I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre. E marrin shtëpinë e tyre, duke i vënë zjarrin.

Ndërkohë, kur bën zgjedhjet Partia Socialiste është komplet gjë tjetër. Njerëzit shikojnë te Partia Socialiste grupin serioz që, jo vetëm di të krijojë harmoni, bashkëpunim, dashuri brenda familjes së tyre, por gjasat janë që e projekton këtë lloj fryme edhe te familjet e tjera. Njerëzit thonë: këta që rregullojnë shtëpinë e tyre, do ndërtojnë edhe shtëpinë time të tërmetit. Këta që rregullojnë familjen e tyre, do kujdesen edhe për familjen time. Këta që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre, çfarë do i bëjnë shtëpisë time?”, ironizoi ai. 

Veliaj u bëri thirrje të gjithë socialistëve të Dajtit, Kërrabës, Shëngjergjit, Zall Bastarit e Zall Herrit të punojnë për komunitetin, ndryshe nga partia e rezidentëve të Lalzit, që i përdorin njerëzit dhe kujtohen për ta vetëm në fushatë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)