Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës ka nisur ditën e sotme takimet në familje të kryeqytetit. Familia Duzha dhe Fejzo nga Lapraka e Tiranës ka pritur kandidatin Veliaj, në një drekë familjare, me të cilin kanë diskutuar rreth shumë problemeve që ata hasnin çdo ditë.
Nga kjo familje, Veliaj është shprehur se fushatën e tij po e ndërton mbi çfarë flitet në tavolinën e bukës. “Fushatën po e ndërtojmë mbi çfarë flitet në tavolinëne bukës”, tha Veliaj
Ndërsa, pyetjes së njërit prej pjestarëve të kësaj familje se përse nuk eliminohen gropat nëpër rrugë, të cilat nuk kërkojnë punë dhe investime aq sa mund të kërkojë trami apo bulevardi, Veliaj i është përgjigjur se e gjithë administrata e bashkisë kopjon sjelljen e kryetarit dhe duke qenë se Basha nuk shkon në punë edhe administrata e tij nuk punon.
Pyetja e familjarit: Po mirë dakord, ka gjëra të mëdha, si trami apo Bulevardi. Po këto gropat nëpër rrugë, kaq e vështirë është për t’i eleminuar.
Veliaj: E gjithë administrata e Bashkisë kopjon sjelljen e kryetarit. Kur kryetari nuk shkon në punë, po ai i administratës pse duhet të shkojë? Nëse kryetari thotë se e ka mendjen te partia, po ai i administratës pse duhet të ndërrojë poçat dhe të mbushi gropat? Kur kryetari merr mungesë për 4 vjet, ngel në klasë apo jo.
Më tej, Veliaj tha se në të gjithë Tiranën ekipet e tij po inspektojnë çdo rrugë në çdo lagje të qytetit për të kapur çdo problematikë.
"Në këtë tavolinë nuk flet njeri për tramvajin apo për SHQUP-in. Në tavolinëne bukës njerëzit pyesin si do tërregullohet rruga, si do kalojmënga pompa tek ujësjellësi modern, si do sigurohemi që fëmijët të mos shkojnë në shkolla me dy turne. Kemi zgjedhurtë merremi me gjërat konkrete dhe jo me aventura fantashkence që s’kanë për t’u bërë kurrë”, tha Veliaj.
Familiarët u shprehën se në rrugën kryesore nuk është ndërhyrë sipas standardeve. “Po krijojmë familje, po si mund të jetojmë kur infrastruktura s’ka standarde?”, thanë ata.
Duke folur për këtë, Veliaj tha se Lapraka ka probleme me legalizimet, çka ngre edhe dilemën e urbanizimit.
“Duam të bëjmë dy gjëra: së pari, t’i themi çdo komuniteti, që fondi që kemi për lagjen tuaj është kaq. Si doni t’i shpenzoni? Një vit komuniteti mund të vendosë t’i shpenzojë për terrene sportive, një vit tjetër për një park ose rrugë, e kështu me radhë. Kur komuniteti vendos vetëinvestimi nuk vandalizohet”, u shpreh Veliaj.

Gjithasht, pjesë e diskutimit të kandidatit të mazhorancës në këtë familje kanë qenë edhe rrugët me gropa e pa ndriçim, shkollat e mbipopulluara, pastrimi i qytetit, legalizimet apo mungesa e ujit të pijshëm, janë problemet e përditshme që çdo familje shqiptare diskuton sot në tavolinën e saj të bukës. Këto ishin edhe shqetësimet e familjeve Duzha dhe Fejzo nga Lapraka e Tiranës, të cilat pritën sot në një drekë familjare kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, biseda e të cilës u fokusua mbi problemet që këto familje kishin me ujin e pijshëm, mungesën e ndriçimit në rrugën e pashtruar apo pastrimin e lagjes së tyre.
“Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjerat që na rrethojnë, apo me ujësjellësin”, u shpreh njëri nga pjesëtarët e familjes, i cili ishte i shqetësuar për mungesën e investimeve në atë zonë nga Bashkia e Tiranës. Problemi që kemi në Tiranë është se sot këtu jetojnë 1 milion banorë, por ka të njëjtën sasi shërbimesh që ka pasur para 20 vitesh. Pra, nëse Lapraka është shtuar 6-7-fish, shërbimet kanë mbetur po njësoj. Kur ti shikon një rrugë, që është akoma si në vitet ‘90, apo kur shikon që njerëzit e nxjerrin ende ujin me pus, pyet veten: ç’bëjnë ata 1800 vetë që punojnë në ujësjellës?"- tha Veliaj, teksa diskutonte me të zotin e shtëpisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com