Erion Veliaj theksoi gjatë intervistës për Report Tv se marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. "Në 30 vitet e fundit pluralizëm, unë nuk e di vallë a ka patur një kryetar bashkie që ka pasur më shumë mbështetje, më shumë përkrahje, më shumë kontakt me kryeministrin e vendit, sesa unë. Nuk e di si ka qenë më parë, por me ç’kam parë gjatë kohës së Fatos Nanos, gjatë kohës Ilir Metës, gjatë kohës së Berishës, unë nuk e di a ka pas një njeri që e ka pasur më të madhe këtë mbështetje. Kështu që, edhe unë edhe kryeministri, jemi argëtuar shumë teksa thashethemet që radio Moska vazhdonte i hapte për të mbajtur veten me gajret, edhe thjesht shpeshherë kemi shkëmbyer mesazhe, duke u shkrirë me njëri-tjetrin, sesi shpresa e tyre e vetme është që ndodhi një kataklizmo e këtyre përmasave, ky kryetari i Bashkisë dhe kryeministri, duke i pasur punët vaj, thjesht zihen një ditë për qef të partive ruse" tha ai.
Lajmi kryesor:
PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska
