TIRANE- Është mbledhur për herë të parë Këshilli Ekonomik i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e kryebashkiakut të kryeqytetit Erion Veliaj. Ai nënvizoi se kjo Bashki është gjetur e zhytur në borxh dhe do të përdoren të gjitha mënyrat ligjore për ta eliminuar këtë borxh të trashëguar nga administrata e kryetari paraardhës.
Kryebashkiaku theksoi se po bëhet çmos për të shëndoshur të ardhurat e bashkisë. Njëherësh Veliaj bëri publik dhe lajmin se ka nisur projekti pilot për parkimet e qytetit, ku tregoi se vetëm sheshi “Italia” prodhon 1000 euro në ditë nga parkimet.
“Po bëjmë çmos të shëndoshim të ardhurat e bashkisë. Ne sapo kemi filluar një projekt pilot të parkimeve publike në qytet. Vetëm sheshi “Italia” prodhon 1000 euro në ditë. Të kemi më shumë të tilla i sjellim 3 milionë euro në vit. Pa rritur taksat, por duke shfrytëzuar aksesin në asetet publike, duke gjetur burime të ardhurash dhe në partnerit me biznesin, mund të shkojmë në bashki me 100 mln euro në vit”, deklaroi Veliaj.
Teksa ka folur me terma konkrete për borxhet, kryetari i bashkisë së Tiranës tha se janë akumuluar 30-31 milionë borxhe ndërsa shtoi se prioritet i kësaj bashkie është shlyerja e këtyre detyrimeve.
“Kemi gjetur një bashki të zhytur në borxhe. Sot borxhet janë 30-31 milionë dollarë pa përfshirë kompanitë e tjera publike. Për kompanitë e pastrimit janë 4.6 milionë dollarë. Kemi filluar të paguajmë borxhet për to. Ju keni parë, qyteti është shumë i pastër. I kemi dhënë prioritet pagesës së borxhit të ndotjes për pastrimin. Mbi 7 milionë dollarë borxhe për infrastrukturën. Ju garantoj se do të njohim çdo borxh të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku premtoi një plan të ri urbanistik për Tiranën ku veçoi se sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një pedonale. Veliaj tha se kanë nisur shpronësimet për ndërtimin e unazës së vogël.
“Do të nisim hartimin e planit të ri urbanistik. Sheshi “Skënderbej” do të kthehet totalisht në pedonale. Për Unazën e Vogël kemi filluar procesin e shpronësimeve. Kemi një proces aktiv të pastrimit nga ndotja dhe pastrimi të parkut të liqenit të Tiranës”, - tha Veliaj.
Duke u ndalur te zhvillimi biznesit ai theksoi se do bëhet e mundur zhvillimi zonave ekonomike në Tiranë, siç mund të jetë ajo e zonës së Vaqarit.
“Ligji i ri i zonave ekonomike i ka dhënë fuqi jo vetëm operatorëve privatë dhe qeverisë qendrore por edhe operatorëve privat dhe bashkive. Duam që edhe në Tiranë të zhvillojmë zona ekonomike, sidomos në zonën e Vaqarit. Do doja që këtë vendimmarrje ta kishim së bashku”, tha Veliaj.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com