Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se qytetarët e Tiranës janë trishtuar në 4 vitet e fundit duke parë një bashki që nuk punonte aspak për ta. Në një takim elektoral në Kombinat, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, deklaroi se pas 4 ditëve, gjithçka do të ndryshojë për kryeqytetin.
“Kemi qenë në çdo rrugë të Kombinatit dhe kemi takuar njerëz të trishtuar nga stresi i një bashkie që nuk punon. Ngrini kokën dhe në datën 21 qershor ta marrim sërish Tiranën tonë”,-tha Veliaj.
Më tej Veliaj duke ironizuar me kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, i cili po nxjerr nga Bashkia disa prej objekteve, u shpreh se nën drejtimin e tij Bashkia nuk do të mbushet me rraqe, por me punë për të gjithë Tiranën.
“Ndaj, merri plaçkat e çoji në Hollandë, çoji në SHQUP, por ne bashkinë nuk do e mbushim me rraqe, por do e mbushim me punë për Kombinatin, për Qytetin e Nxënësve, për Misto Mamen, për Sharrën, për Vaqarrin, për gjithë Njësinë 6, Unazën e Re dhe gjithë qytetarët që kanë nevojë për një bashki që bën punë dhe jo një bashki me rraqe.”- tha Veliaj.
Topi: Dyert e Europës nuk hapen pa realizuar objektivët
I pranishëm në takimin me banorët e Kombinatit ka qenë edhe Bamir Topi i cili u shpreh se të gjithë kanë aspiratën europën, por ajo nuk mund të hapë dyert nëse s’realizohen objektivat.
“Ne të gjithë e kemi aspiratë europën, por ajo nuk mund të hapë dyert nëse ne s’realizojmë objektivat. Vetëm para dy ditësh në një raport ndërkombëtar Shqipëria ende rreshtohet te vendet me cilësi të ulët të jetesës. Besoj se njerëzit me vizion nuk duhet që të na bëjnë të kthehemi me nostalgji planit rregullues të viteve ’30. Sot vjen një lajm i hidhur nga politika e qeverisë hungareze, e cila vendosi të ngrejë një mur për të penguar emigrantët të hyjnë nga kufiri i tyre.”-tha Topi.
Fjala e plotë e Erion Veliajt
Miqtë e mi, dua t’ju falenderoj posaçërisht Kombinatin sot, për një gjest qytetarie që ndodhi para pak minutash. Edhe pse ne jemi koalicioni më i madh, edhe pse ne jemi fuqia më e madhe, edhe pse ne e kishim njoftuar më përpara, ne u treguam qytetarë në Kombinat dhe meqë PD donte që takimin e tyre të vogël ta bënin në sheshin tonë të madh, ua lamë sheshin, le ta bëjnë takimin. Faleminderit për qytetarinë!
Por, takimin nuk e bëjnë të madh sheshet, takimin e bëjnë të madh njerëzit, fuqia e njerëzve në Kombinat, ndaj dhe fuqia e njerëzve është në këtë tubim. Përpara një jave edhe kryetari i PS-së, kryeministri ynë, Edi Rama, mori të njëjtin vendim dhe meqë PD e kishte me fiksim të madh që ta bënin tubimin e tyre në sheshin Nënë Tereza, ditën e premte, edhe kryeministri ynë u tregua qytetar dhe i tha PD-së: merreni sheshin të premten. Ne të majtët, ne socialistët, jemi tolerantë në çdo ditë të vitit, përveç ditën e votimeve: aty do t’i hedhim të gjitha votat për drejtimin e duhur. Në ditën e votimit jemi të parët, jemi të shumtë dhe do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.
Saimiri foli pak më përpara për atë fotografinë e shëmtuar që pamë të gjithë kur Lulzim Basha po mbushte fugonin me plaçka dhe po zbraste Bashkinë e Tiranës. Ka një problem, që nuk është se bashkia ishte ndonjëherë e plotë, se bashkinë nuk e plotësojnë plaçkat, bashkinë e plotëson një kryetar bashkie që shkon në punë dhe për sa kohë bashkia s’ka pas një kryetar bashkie që shkon në punë, për 4 vjet ka qenë bosh.
Ndaj, merri plaçkat e çoji në Hollandë, çoji në SHQUP, por ne bashkinë nuk do e mbushim me rraqe, por do e mbushim me punë për Kombinatin, për Qytetin e Nxënësve, për Misto Mamen, për Sharrën, për Vaqarrin, për gjithë Njësinë 6, Unazën e Re dhe gjithë qytetarët që kanë nevojë për një bashki që bën punë dhe jo një bashki me rraqe.
Basha iku bashkë me rraqet e tij, por ne duam të marrim Tiranën dhe që të marrim Tiranën na duhet çdo votë në Kombinat, çdo votë në Qytetin e Nxënësve, çdo votë në Misto Mame, çdo votë në Unazën e Re, çdo votë në Yzbersisht, çdo votë në Sharrë, çdo votë në Njësinë 6, në Vaqarr, dhe në të gjitha njësitë e Tiranës, që të fitojmë 24 me 20, siç i ka hije Tiranës. Në këto 30 ditë të fushatës, bashkë me Saimirin dhe Krenarin, kemi qenë thuajse në çdo rrugë të Kombinatit, kemi takuar shumë njerëz të mërzitur për këto katër vjet keqqeverisje, kemi takuar plot njerëz të hidhëruar, të trishtuar, që janë kërrusur nga stresi i një bashkie që nuk punon. Ne kemi një mesazh për të gjithë ju: merrni zemër, ngrini kokën, mbajini supet drejt, më datë 21 qershor do ta marrim mbrapsht Tiranën tonë.
Miqtë e mi, nëse rruga juaj nuk ka pasur ndriçim këto katër vjet, mos u anko më, kemi katër ditë, me një votë sjellim ndriçim te rruga jote. Nëse jeton në një lagje ku nuk mblidhen mbeturinat dhe ku prej katër vitesh mbretëron pisllëku, mos u anko më, e ke vetë në dorë, për katër ditë votojmë që të pastrohet qyteti. Nëse je prind, nëse je nënë, nëse je baba dhe je shqetësuar që në kombinat nuk ka shkolla, nuk ka çerdhe, nuk ka kopshte për fëmijët e tu, nëse je i shqetësuar si prind që shkolla është bërë me turne, miqtë e mi, mos u ankoni, por pas katër ditësh votoni, se një votë bën diferencën që të kemi kopshtet, shkollat, çerdhet për Kombinatin.
Dua t’ju ftoj të gjithëve, që në këto katër ditë që kanë mbetur, të takoni çdo njeri, çdo mik, çdo kushëri, çdo shok, çdo shoqe, çdo komshi, dhe ta ftoni në datën 21 qershor në mënyrë që të gjithë bashkë të fitojmë 24 njësitë e Tiranës, 24 me 0, siç i ka hije qytetarisë. Miqtë e mi, për katër vjet, u tallën, ia futën gjumit me gërrhima, e përqeshën qytetin. Ka kaq kohë fushatë sa nuk denjojnë të dalin në Tiranë, as Saliu, as Luli. Por, katër vjet pritje, katër vjet trishtim, katër vjet zemëratë kanë mbaruar. Erdhi koha jonë! Ky është momenti ynë! Kjo është koha jonë dhe e të gjithë qytetarëve!
Ngrini duart lart nëse do të jeni me ne në datën 21 qershor. Ngrini duart lart nëse do të ftoni miqtë tuaj, komshinjtë tuaj, të afërmit tuaj, shokët, shoqet, të gjithë që votojnë më datën 21 qershor. Ngrini duart lart nëse do të mbështesni ekipin tonë. Ngrini duart lart nëse do të jeni pjesë e ndryshimit për Tiranën. Ngrini duart lart nëse do të jeni pjesë e ekipit tonë që do ta çojë Tiranën në drejtimin e duhur. Ngrini duart lart nëse do të votoni që Tirana të zgjohet nga gjumi, që Tirana të pastrohet. Ngrini duart lart nëse doni një qytet që punon për njerëzit dhe për qytetarët.
Ju faleminderit të gjithëve nga zemra!
Forca dhe kurajo. Fitore, fitore, fitore!
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO