Veliaj përgjigje 'vere' opozitës: S'ju lejojmë të dëmtoni Tiranën, sot jemi trefish i ekskursionit tuaj

Nga sheshi qendror i Tiranës, "Skënderbej" në çeljen e festimeve të Ditës së Verës, kryebashkiaku Erion Veliaj i dha një përgjigje opozitës për protestën e dhunshme dje para Parlamentit. Ju drejtua qytetarëve pa dallime partiake, socialistë a të djathtë, duke thënë se ndryshimi nga dhuna e djeshme, dhe festa që përcjell sot Tirana, është i dukshëm. Tha se Tirana sot ka ngritur kokë dhe është pastruar nga punonjësit e Bashkisë.

"Unë dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që Tirana është vërtet. Tirana përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PD dhe PS e do jetën e do shtetin, e do artin dhe kulturën. Ndaj dhe për këtë Tiranë edhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindjesh kanë prindërit, po në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë. Ndaj mesazhi që japim për Ditën e Verës është hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë.Falënderoj ata që e gdhinë dje që Tirana të zgjohej sot xixë, që dolën në punë edhe pse ishin pushim. Tirana sot në vetëm pak orë nga shkatërrimi i djeshëm ka ngritur kokën, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediat e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona", tha kryebashkiaku. Pas përfundimit të tubimit të opozitës, tashmë jo parlamentare, punonjësit e Bashkisë dolën në terren për të pastruar qytetin dhe të për rehabilizuar dëmet e pronave publike që u shkatërruan nga protestuesit.

Nuk la pa goditur edhe bashkitë që drejtohen nga të zgjedhur të Partisë Demokratike, si Shkodra, Lezha, Pogradeci, Burreli, dhe u ndal edhe në Kamëz, ku kryebashkiak është Xhelal Mziu.

"Sot besoj se qyteti ka treguar që nuk e pranon bulizmin, dhunën, pavarësisht nga cilat qytete vijnë. Për të gjithë ata që erdhën dje për një ekskursion në Tiranë, kam një pyejte: sa mirë pastrohet qyteti nga vini? Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë shkollat, kopshtet, çerdhet në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën? Në Shkodër, Lezhë, Burrel, Pogradec, Kamëz? Sa pastër është ana e lumit nga ana e Kamzës? Sa mirë vjen autobusi në qytetin tuaj? Sa ngrohje kanë shkollat në qytetin tuaj? A nuk janë këto gjërat e rëndësishme për të cilat duhet të fokusohemi?! Dikush lë qytetin e vet në situatë mizerje dhe vjen të prishë qytetin tonë, kjo është diçka që Tirana nuk e toleron. Përgjigja jonë nuk është një përgjigje e dhunshme, përgjigja jonë është një përgjigje me hare, me gëzim, me bashkim", u shpreh Veliaj.

Forca nuk ka përse të tregohet me dhunë - tha Veliaj - duke u shprehur se përgjigjja më e mirë që i jepet protestës së opozitës, është pjesëmarrja e qytetarëve në aktivitet festive sot në Tiranë për Ditën e Verës. E quan protestën e djeshme ekskursion, pasi shumë qytetarë të ardhur nga rrethet e Shqipërisë me autobusë të organizuar nga PD, zgjodhën të rrinin lulishteve dhe nëpër kafene, ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha zhgënjeu dhe vetë mbështetësit të cilët siç deklaronin në media, pretenduan të mos largoheshin nga sheshi pa largimin e Edi Ramës nga qeveria. Por protesta u mbyll me dhunë dhe pa një datë se kur do të mbahet tubimi i radhës para kryeministrisë në Tiranë.

"Nuk kemi askujt kujt t'i tregojmë forcën, fakti që jemi trefish i ekskursionit të djeshëm na bën krenar",theksoi kryetari i bashkisë.

Në përfundim, Veliaj u shpreh në një prononcim për mediat, se ka marrë mesazhe edhe nga demokratë, të cilët i kanë thënë se me skenat e dhunës dje në protestën e opozitës, vota e tyre do të shkojë për Erion Veliajn. 

"Miqtë e mi demokratë më kanë thënë: "S'të kam votuar herën e parë do të votoj tani. Nuk bashkohem me ata që shkatërrojnë". Socialistë dhe demokratë duan një Tiranë që ecën përpara", tha kryebashkiaku Veliaj.

Tirana i zhvillon sot, më 17 mars, aktivitetet festive për Ditën e Verës, pas një sondazhi që çeli vetë kryebashkiaku Erion Veliaj drejtuar qytetarëve, ku sugjeroi shtyrjen e datës për shkak të motit të keq me shi që kaploi qytetin më 14 Mars, kur është data zyrtare e festës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xoni: 18/03/2019 16:40

    Buxhetin e festes e mori i vellai me keta te ftuar qe kishte kaparosur

    Përgjigju
  • Donela: 18/03/2019 10:17

    Bravo Erjon Velia,bravo per qytetarine dhe kulturen qe e treguat Tiranen tone ne normalitet,ne qetesi e ne feste.

    Përgjigju
  • Ardjan: 17/03/2019 22:42

    Ishte TIRAAAAAAAANA në festë or ti!

    Përgjigju
  • Ops: 17/03/2019 13:14

    Ke ngel aq vetem sot sa vetem administrat kishe ne rruge

    Përgjigju
    • Shkoder: 17/03/2019 20:25

      Ah demokrati i vogel sa gjynah je

    • njerez te trash: 17/03/2019 14:38

      nuk paguaji dhe ky ca autobusa me kafshe nga rrethet qe te mbushehsin sheshet me shume

  • Erald: 17/03/2019 13:12

    O gjigand po Sulltan Novruzin kur do ta festojme ? Shife njehere motin, nese bie shi e shtyjme ca dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë