Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 vende! Mosha mesatare nën 35-vjeç! Për herë të parë përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian

TIRANË- Pa pritur përfundimin e afatit në mesnatë, Erion Veliaj, i autorizuar nga kryetari i PS Edi Rama, dorëzoi në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e kandidatëve socialistë për Këshillin Bashkiak. Veliaj ka deklaruar se socialistët synojnë 40 mandate në parlamentin e qytetit nga 61 në total. 

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe drejtuesi politik i qarkut është shprehur se në përbërje të saj ka zv.ministra, si tregues që synojnë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë, duke hedhur akuza në drejtim të opozitës se po kërkon mandate me qëllim që të rrëzojë Edi Ramën.

“Duke qenë se jemi partia më e madhe dhe më serioze në vend, nuk pritëm mesnatën për pazare apo kompromise të fundit. Në këtë listë do të shihni se ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë e Edi Ramës. Ka shumë njerëz, sidomos ata që kandidojnë, të cilët e duan Bashkinë e Tiranës me argumentin se mund të rrëzojnë qeverinë. Ne e duam Bashkinë e Tiranës që të bashkëpunojmë me qeverinë dhe prej këtij bashkëpunimi të prodhojmë rezultate në Tiranë, të prodhojmë projekte, që Tiranës t’i shkojnë punët vaj. Të shohësh qeverisjen e një qyteti si instrument për të shkatërruar një qeverisje tjetër është gafa më e rëndë që mund të ndodhë në politikë. Ne parashikojmë ose së paku kemi qëllim për të synuar 40 mandate, çka do na jepte mundësinë për të përdorur mandatet për të bashkëpunuar me qeverinë dhe për të bërë punë dhe jo për të kërkuar mandate për të rrëzuar qeverinë dhe për të sabotuar”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se në Këshillin Bashkiak do të jenë edhe një skuadër juristësh, si Plarent Ndreca apo Eridian Salianji, e po ashtu përfaqësues të biznesit, si Luan Bregasi, që vjen nga sipërmarrja. Veliaj shtoi se pjesë e listës, që do të ndihmojë në çështjet ekonomike, është edhe Etleva Bajrami, zv.Dekane e Fakultetit Ekonomik. Po ashtu, në listë ka edhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike, si Ledia Tota apo Adelina Greca.

“Për herë të parë kemi në listë edhe përfaqësues të komunitetit Rom, egjiptian, për të treguar se Tirana nuk është një qytet racist, se nuk i ndan njerëzit në të ardhur dhe në vendalinj. Kemi gjithashtu, edhe listën me moshën më të re, nën 35 vjeç”, u shpreh Veliaj.

Në listë është gjithashtu edhe Endri Fuga, ish-drejtor i komunikimit në Kryeministri. Gjithashtu pjesë e listës është edhe Joleza Koka, Halit Valteri, ish-deputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së. Nga komuniteti i artit dhe i sportit, në listë spikat ish futbollisti Redi Jupi, por edhe aktori Gaz Paja. Lista e kandidatëve të PS është dorëzuar nga të gjitha bashkitë në vend.

Kujtojmë që sot është afati i fundit, në orën 00:00 për të dorëzuar listët e kandidatëve për kryebashkiakë dhe Këshillat Bashkiak. Listat Zgjedhore për anëtarë të Këshillave Bashkiak dhe kryetar do të dorëzohet në pjesën më të madhe të Bashkive, pran KZQZ. Sepse 50 Bashki kanë një KZAZ, ndërsa për 11 Bashkitë e tjera që kanë 2 ose më shumë KZAZ do të dorëzohen në KQZ.

Lista e kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës
1.    Romina Kuko 
2.    Aldrin Dalipi
3.    Megi Fino 
4.    Eridian Salianji
5.    Etleva Bajrami
6.    Endri Fuga
7.    Ledia Tota
8.    Plarent Ndreca
9.    Sonila Qato 
10.    Luan Bregasi
11.      Arta Dollani
12.     Genc Hyska
13.     Joleza Koka
14.     Julian Hodaj
15.     Reme Lala
16.     Redi Jupi
17.     Blerina Doracaj
18.     Gaz Paja
19.     Silda Anagnosti
20.     Endri Hoxha
21.     Adelina Greca
22.     Hantin Bonati
23.     Vjollca Braho
24.     Glinxhet Madhi
25.     Katerina Marku
26.     Aldo Merkoçi 
27.     Albina Nanaj
28.     Enio Civici
29.     Xhilda Kito
30.     Bes Kadia 
31.     Maura Linadi 
32.     Agim Kraja
33.     Grejsi Bixhi 
34.     Halit Valteri
35.     Kamela Banushi
36.     Rezart Isufi
37.     Xheni Hatllari 
38.     Alfred Muharremi
39.     Sara Shameti
40.     Sead Kazanxhiu
41.     Bora Minga
42.     Roy Bashaj
43.     Gresa Hoxha
44.     Tedi Deraj
45.     Elektra Kadriaj
46.     Tahir Batalli
47.     Rea Kalo
48.     Kejdi Jazenxhiu
49.     Sindi Tona 
50.     Endrrit Fetahu
51.     Anxhela Bakiasi
52.     Hermes Kafenxhiu
53.     Fatbardha Sadikaj
54.     Savio Dosti
55.     Erisa Veliu 
56.     Samuel Nazeri
57.      Romina Zaimi 
58.     Albi Deliaj
59.     Helena Kace 
60.     Qazim Fucija
61.     Kamelisa Selami 
62.     Emanuel Dosti
63.     Olsa Ulqinaku 
64.     Aldo Aga
65.     Arsiva Qefalia 
66.     Irla Pirra

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Nga Endri Fuga, te Joleza Koka e Gaz Paja, LISTA E PLOTË e PS për kandidatët për këshillat Bashkiak në Tiranë

1679927983_Screenshot3.jpg

Report Tv sjell listën e plotë të kandidatëve për këshillat Bashkiak në Tiranë. Report Tv mëson se në listë është Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Partinë Socialiste. Gjithashtu pjesë e listës është edhe Joleza Koka, e reja e cila  u bë e famshme për shkak të deklaratës së saj për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin”, ka thënë ajo më herët.

Gjithashtu, në listë është edhe Halit Valteri, ish-deputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së.

Edhe aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak. E ndërsa siç e bëri me dije edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në listë ka edhe shumë zv.ministra si Rovena Kuko, Besart Kadia. Gjithashtu edhe juristi Plarent Ndresa apo ish drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.   

Lista e kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës
1.    Romina Kuko 
2.    Aldrin Dalipi
3.    Megi Fino 
4.    Eridian Salianji
5.    Etleva Bajrami
6.    Endri Fuga
7.    Ledia Tota
8.    Plarent Ndreca
9.    Sonila Qato 
10.    Luan Bregasi
11.      Arta Dollani
12.     Genc Hyska
13.     Joleza Koka
14.     Julian Hodaj
15.     Reme Lala
16.     Redi Jupi
17.     Blerina Doracaj
18.     Gaz Paja
19.     Silda Anagnosti
20.     Endri Hoxha
21.     Adelina Greca
22.     Hantin Bonati
23.     Vjollca Braho
24.     Glinxhet Madhi
25.     Katerina Marku
26.     Aldo Merkoçi 
27.     Albina Nanaj
28.     Enio Civici
29.     Xhilda Kito
30.     Bes Kadia 
31.     Maura Linadi 
32.     Agim Kraja
33.     Grejsi Bixhi 
34.     Halit Valteri
35.     Kamela Banushi
36.     Rezart Isufi
37.     Xheni Hatllari 
38.     Alfred Muharremi
39.     Sara Shameti
40.     Sead Kazanxhiu
41.     Bora Minga
42.     Roy Bashaj
43.     Gresa Hoxha
44.     Tedi Deraj
45.     Elektra Kadriaj
46.     Tahir Batalli
47.     Rea Kalo
48.     Kejdi Jazenxhiu
49.     Sindi Tona 
50.     Endrrit Fetahu
51.     Anxhela Bakiasi
52.     Hermes Kafenxhiu
53.     Fatbardha Sadikaj
54.     Savio Dosti
55.     Erisa Veliu 
56.     Samuel Nazeri
57.      Romina Zaimi 
58.     Albi Deliaj
59.     Helena Kace 
60.     Qazim Fucija
61.     Kamelisa Selami 
62.     Emanuel Dosti
63.     Olsa Ulqinaku 
64.     Aldo Aga
65.     Arsiva Qefalia 
66.     Irla Pirra

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 28/03/2023 10:10

    besard kadia dhe megi fino edhe pse as1 lidhje me ps, nuk i mjafton puna si zv min, an bordesh. por duan edhe an kshilli...mos u mgopshi!!!

    Përgjigju
  • BERNI: 28/03/2023 10:02

    i don kalaj per ti terheq per hunde, apo per orgjira ...se shefi i pislleqeve je ti !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen