Veliaj pritet të marë drejtimin e
Bashkisë së Tiranës më 20 Korrik

Veliaj pritet të marë drejtimin e<br />Bashkisë së Tiranës më 20 Korrik
TIRANË - Më 20 Korrik, pritet që fituesi i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj të ulet në karrigen e re të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta drejtuar atë në 4 vitet e ardhshme. De fakto ai është zgjedhur tashmë si fitues i kësaj bashkje, por juridikisht pritet që të ulet në karrigen e kryebashkiakut më datë 20 Korrik.
 
Në bazë të llogaritjeve, duke u bazuar në atë që përcaktohet në Kodin Zgjedhorë, por edhe të ecurisë që pritet të kenë procedurat e ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati më i afërt kur Erion Veliaj mund të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës është data 20 korrik.
 
Ndërkohë Partia Aleanca Demokratike ka ankimuar rezultatit e qendrës së votimit 1934 për Bashkinë e Tiranës. Ky ankimim sjell edhe shtyrjen e certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë për kandidatët fitues të zgjedhjeve të 21 qershorit.
 
Sipas Kodit zgjedhorë KQZ-së i duhet që të presë edhe 5 ditë të tjera animimet , për të shpallur tabelën përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve dhe më pas të bëjë certifikimin e të gjithë kandidatëve fitues në 36 bashkitë e vendit dhe të Erion Veliaj si fitues i Bashkisë së Kryeqytetit.
 
Në zgjedhjet e 21 qershorit kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj mori 53.6% të votave kundrejt  39.0% të vota që mori kandidati i APPD, Halim Kosova, rezultat i cili e shpalli atë fitues të garës për Tiranën.

Edhe në votat për këshill Bashkiak mazhoranca arriti të merrte më shumë vota se opozita, duke siguruar edhe numrin më të madh të anëtarëve në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës