Bashkia e Tiranës i është bashkuar nisëm së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që e ka shpallur vitin 2015 “Viti Ndërkombëtar i Dritës dhe Teknologjisë së Ndriçimit”.
Në një ceremoni ku merrte pjesë Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, Kulla e Sahatit në Tiranë u ndez në kuadër të kësaj nisme me ngjyrë blu.
Në fjalën e tij, Veliaj nuk la pa ironizuar dhe me kundërshtarët e tij politik në bashki duke thënë se edhe kolegët e PD-së nuk kanë gjë kundër kësaj nisme duke qenë se drita është blu.
“Edhe kolegët e betejës politike besoj që bien dakord për këtë se edhe kollaren e kam blu”, tha Veliaj.
Më tej kreu i Bashkisë së Tiranë u shpreh se institucioni që i drejton ka në fokus 17 objektivat e përcaktuara nga OKB dhe se motoja e bashkisë është të punojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne jemi më shumë të shqetësuar për gjeneratën tjetër sesa për problemet e tjera. Detyra jonë është për të menduar për gjenerat e ardhshme jo për zgjedhjet e ardhshme. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që një prej 17 objektivave të OKB-së ka të bëjë me qytetet e qëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse që në muajin e parë filluam punën nga çerdhet. Në çdo vendim që kemi marrë është bazuar në këtë parim të OKB për t’u kujdes për ata që janë më të dobët dhe ata që kanë më shumë nevojë nga mbështetja publike”, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se institucioni që ai drejton është e vetmja ku ka më shumë punonjëse gra dhe vajza. “Për herë të parë në një qytet burrat janë në minorancë”, tha Veliaj.
/Shqiptarja.com