Teatri/ Veliaj refuzon Vokshin: Sa ishim në komision, sa herë do takohemi?

Teatri/ Veliaj refuzon Vokshin: Sa ishim në komision, sa herë do takohemi?

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i ka kthyer përgjigje përmes një letre kërkesës së deputetes së PD Albana Vokshit për sqarime mbi Teatrin.

Në letrën e tij, Veliaj shkruan se sqarimet për këtë çështje janë dhënë me anë të një shkresë dërguar Komisionit të Mediave që Vokshi drejton.

 Nisur nga kërkesa juaj e përsëritur, ku ritheksoni se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor dëshiroj t'ju bëj me dije se ndaj po të njëjtin qëndrim dhe argumentim juridik me atë që ju kam paraqitur me anë të shkreses drejtuar Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

 Ashtu siç edhe ju keni qenë të pranishëm nëpër komisionet parlamentare, më datë 2 dhe 3 korrik 2018, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës së bashku me Ministren e Kulturës dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse të kërkuara nga deputetët në komisione gjatë shqyrtimit të projektligjit "Për caktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt "Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", duke ezauruar kështu edhe kërkesën tuaj në lidhje me praninë e kryetarit të Bashkisë në Komision. Po kështu në lidhje me kërkesën tuaj për dërgimin e informacionit që ju kërkoni nëpërmjet shkresës nr. 2056. date 14.06.2018. ju bej me dije se tashmë pyetjet tuaja kanë marrë përgjigje nga vete projektligji dhe relacioni shoqërues i tij si edhe nga shpjegimit përkatëse që kanë dhënë në komisionet parlamentare përfaqësuesit e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë.

Shkruan në letrën e tij, Erion Veliaj

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i deputetes Albana Vokshi, e cila ftoi qytetarët për qytetarëve për të protestuar ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë.

Teatrin Kombëtar nuk e preku as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme. Kjo është një shenjë që Teatri mos të preket as nga ne,  njerëzit e qytetëruar. Ju ftoj që të dalim nesër dhe të protestojmë nesër.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi

Vokshi, është kryetarja e Komisionit të Medias, e cila është edhe deputetja opozitare që është marrë më shumë me çështjen e Teatrit. Diskutime për të cilin kanë mbushur edhe Komisionin të cilin ajo drejton. Pas ditë parë e ftuar në Komision ka qënë edhe vetë ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 04/07/2018 16:24

    Nje shkarravine si Vokshi e ka vendin ne te semes,boll me eshte bere si bunderr femer e neveritshme.

    Përgjigju
  • tini: 04/07/2018 14:24

    Vokshi po mbron shembjen e teatrit kombetar , ku thit se as termeti nuk e shembi . Por fuhet te dish se struktura prej tallashi dhe e lehte dhe eshte veshtire te shembet . Kryesorja eshte se nuk ka kushte me elementare per mbarevajtjen e cfaqeve . Ju tani mund te mblidheni si parti bashke ma artistet me fame boterore qe ju mbeshtesni dhe te jepni cdo nate cfaqe, se populli do shkoje tek arturbina qe ka kushte supermoderne per veprimtari artistike . Kjo nuk eshte kauze politike ( qe po te foni jane me bollek) por nje estrade qe po ju kthen ne buratine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit