“Jemi të vendosur që vitin tjetër të rrisim pagën minimale”. Kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj nga Kongresi i pestë i Sindikatave Shqiptare.
Veliaj tha se pavarësisht bindjeve politike sindikatat duhet të bashkëpunojnë, e ndërsa iu shtriu dorën për të punuar për rritjen e pagës minimale për vitin tjetër.
“Ashtu siç bashkëpunuam për reformën e pensioneve, është mirë të bashkëpunojmë edhe për çështje të tjera, si paga minimale. Ne jemi të vendosur që vitin tjetër ta rrisim pagën minimale në Shqipëri sepse besojmë se, në qoftë se kjo funksionon në të gjithë botën, duke qenë se paga minimale sjell mirëqenie të popullsisë, nuk ka arsye pse të mos funksionojë edhe në Shqipëri”, deklaroi ministri Veliaj.
Ai tha se reforma e pensioneve u negociua në mënyrë ideale falë debatit në Këshillin Kombëtar të Punës dhe u shpreh i kënaqur që për disa çështje konkrete, bashkëpunimi tripalësh mes sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë ka prodhuar rezultate të shkëlqyera. Sipas tij, vetëm vitin e fundit ekonomia jonë ka gjeneruar 81.352 vende pune në skemën e sigurimeve shoqërore.
“Askush nuk është naiv të thotë se këto vende pune janë të gjitha të reja. Por, nga 81.352 vendet e punës, rreth 1/3 janë vende të reja pune; 1/3 janë vende të zbardhura pune nga ekonomia e zezë falë kontributit të sindikatave që kanë denoncuar punën në të zezë, dhe 1/3 e mbetur janë të vetëpunësuarit e fshatit që kanë përfituar nga amnistia dhe po deklarohen për të pasur një pension dinjitoz nesër, njësoj si në qytet”, tha Veliaj.
I pranishëm në punimet e këtij kongresi, ku pritet të zgjidhet dhe presidenti i sindikalistëve, ishte dhe deputetit i LSI-së, Petrit Vasil i cili u shpreh se Parlamenti është i vendosur të përkrah sindikatat. Ai theksoi se me dialog sindikata mund të ecet përprara.
Rreth 300 delegatë të zgjedhur të sindikatave në të gjithë Shqipërinë kanë zgjedhur sërish Kol Nikollaj si president të KSSH-së.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO