Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një Bajram plot mirësi dhe dashuri.
“Një qytet që i trajton të gjithë me respekt, një qytet i mirë, ka vend për të gjithë. Në këto ditë të shenjta festive shpresoj t’ua mbushim jetën me gëzim të gjithë engjëjve që janë këtu. Tirana nuk ka ndryshuar vetëm në infrastrukturë, por edhe në aspektin kulturor dhe social. Sot, të gjithë drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve të trajnuara. Pjesa më e madhe e shkollave të reja janë me ashensor, të aksesueshme nga të gjithë. Por, kam edhe një falenderim për stafin tonë, që punon këtu, sepse meriton respekt dhe mirënjohje”, tha Veliaj.
Ai shtoi se deri dje, në zonën ku ngrihet sot kjo qendër komunitare, ka pasur debat për çështje pronësie, por nënvizoi se Tirana zhvillohet edhe duke negociuar.
“Kur dikujt i ka dalë e drejta e pronës, nuk e diskuton dot askush. Aftësia ime është që, në çdo hapësirë ku dikujt i del e drejta për të zhvilluar pronën e tij, bashkia të marrë një qendër sociale, një kopsht apo një shkollë. Tirana zhvillohet edhe nëpërmjet këtyre negociatave, ku privatit i lë hapësirën e tij, por ama do japësh diçka për komunitetin, përveç taksës. Por, kam edhe një falenderim special për disa heronj, që ndoshta harrojnë t’i përmendim: e kam fjalën për prindërit, ata janë heronjtë e vërtetë. Janë ata që i kanë kushtuar jetën, që nuk dorëzohen, që refuzojnë të heqin dorë nga kjo detyrë dhe mision. Për prindërit heronj që janë këtu sot, e kam zemrën plot me mirënjohje sepse e kuptoj me çfarë sfide të jashtëzakonshme përballen çdo ditë”, u shpreh ai.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?
-
Shumë
9.3%
-
Pak
33.7%
-
Aspak
57%
Vota total: 723
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator
26 Qershor, 12:30
-
Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim
26 Qershor, 11:35
-
Tiranë/ Hodhi molotov në protestën e fundit para bashkisë, ndalohet 29 vjeçari (EMRI)
26 Qershor, 11:22
-
Veliaj pret ish shefin e CIA-s, Robert Gorelick: Biseduam se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë
26 Qershor, 11:07
-
Po shkëmbenin 1.1 kg kokainë, pranga 3 personave të ‘Myslym Shyri’! Agjenti i infiltruar i futi në grackë (EMRAT + VIDEO)
26 Qershor, 07:40
-
Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median
25 Qershor, 23:48
-
Veliaj me strukturat e njësisë 9 në Tiranë: Kur vjen fushata ata xhirojnë gomat, kur humbin i djegin! PS është gati për fitore në 2025
25 Qershor, 22:04
-
WizzAir vijon me skandalin, anulon 2 fluturime, shtyn 7 të tjera! Pasagjeri denoncon në Shqiptarja.com: Prej drekës në aeroportin e Napolit
25 Qershor, 19:58
-
Mjeku “kasap” i QSUT! Pacienti keq pas operimit në privat: 'Vari lesht!' Zv.drejtoresha fshehu matjet për rrezet në spital
25 Qershor, 17:27
-
‘Pazar’ me të sëmurët me tumor në QSUT! Zero shërbim falas në shtet, operime mijëra euro në privat!
25 Qershor, 17:15
-
Skandali te Onkologjiku, shkarkohen mjekët dhe ish-zv.drejtoresha e QSUT! Ministrja: Neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha
25 Qershor, 16:47
-
Rikualifikimi i bllokut të banimit te 'Mine Peza', Veliaj: Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja
25 Qershor, 12:24