TIRANE- Shkollat profesionale tashmë do të kenë edhe një tjetër lëndë shtesë dhe ajo ka të bëjë me gjuhën e huaj. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do ta rikthejë italishten si gjuhë të detyruar në shkollat profesionale. Në vizitën e tij në një kompani 'call center' ministri Erion Veliaj, nënvizoi se tashmë italishtja është kthyer në një mjet punësimi për shumë të rinj shqiptarë, prandaj edhe është menduar që shkollat tona profesionale të pasurohen me kurse të kësaj gjuhe. “Është detyra e qeverisë që të promovojë bizneset e suksesshme që punësojnë të rinjtë shqiptarë.
Në vitet ’90 kemi nostalgjinë e të mësuarit të italishtes nga televizori, por sot është kthyer në një mjet punësimi. Prandaj në të gjitha qendrat e formimit profesional do të futen kurset e italishtes sepse besojmë se kjo është një industri, e cila ka një potencial edhe për dymbëdhjetë mijë vende të tjera pune”, tha Veliaj. Nga ana tjetër ai shtoi se të punosh në një 'call center' nuk është ndoshta puna ideale, por megjithatë është një punë shumë dinjitoze për të rinjtë.
“Më vjen mirë që Shqipëria është bërë për Italinë epiqendra e shitjeve kryesore sa i takon industrisë së energjisë, gazit dhe telekomunikacionit. Me shtrirjen në Greqi dhe Britaninë e Madhe do të kemi më shumë vende pune për të rinjtë”, nënvizoi ministri Veliaj. Ai shtoi se shumë njerëz presin që shteti të bëjë më shumë për hapjen e vendeve të reja të punës, por njëkohësisht është roli i shtetit të fuqizojë kompanitë dhe bizneset që do të hapin këto vende pune.
Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com