Veliaj: Shlyem 60 % të borxhit
572 mln lek investime në 2017-ën

Në vijim të prezantimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për 2017-n, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësinë Administrative Nr. 2, ku paraqiti projektet infrastrukturore për vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij, ai theksoi se pavarësisht vështirësive dhe borxhit të madh që bashkia trashëgoi nga administrata e kaluar, gjatë vitit që po lëmë pas u arrit jo vetëm që të shlyejë 60% të kësaj debie, por edhe të rrisë nivelin e investimeve publike, duke hapur më shumë se 100 kantiere pune në të gjithë Tiranën. Kjo, jo vetëm buxhetit më të madh, por edhe performancës shumë herë më të mirë të mbledhjes së tatimeve dhe detyrimeve bashkiake.

Veliaj tha se ky buxhet dhe niveli i mbledhjes së taksave dhe tarifave bëri të mundur që bashkia të mbajë fjalën dhe të kthejë bonusin e bebeve apo edhe bursat për nxënësit më të mirë. Bëri një përmbledhje të projekteve strategjike që ka nisur të zbatojë Bashkia e Tiranës dhe që do të vazhdojnë të financohen edhe për vitin 2017, krahas disa projekteve të reja që do të nisin të financohen me buxhetin e ri. Ai ka renditur projektin e Pazarit të Ri, Parkut të Qendror të Tiranës, Sheshit “Skëndërbej”, etj.

“Nga viti tjetër, Bulevardi i Tiranës nuk fillon te Universiteti dhe mbaron te ish Stacioni i Trenit, por do të mbarojë te Bregu i Lumit. Për herë të parë fjala Bregu i Lumit nuk do të jetë një fjalë e keqe, por një fjalë e mirë. Aty do të ndërtojmë disa parqe, disa pista vrapimi dhe biçikletash. Sot kemi pastruar terrenin e Bulevardit në 90% të sipërfaqes, deri në fund të vitit, do të mbarojmë parkingun e parë nëntokësor në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj. Duke folur për investimet e reja që do të nisin të mbështeten financiarisht vitin tjetër, ai ka theksuar se projekti më i rëndësishëm dhe me më shumë impakt te qytetarët e Tiranës, në mënyrë të veçantë tek të rinjtë, është ai i ndërtimit të shkollave të reja, i cili synon të eliminojë mësimin me dy turne dhe mbingarkesën nëpër klasa.

Të tjera projekte që parashikohen për vitin 2017 janë: zgjerimi dhe sistemimi i shtratit të Lanës, pylli orbital, terminalet e transportit apo edhe ndërtimi i rrjetit minimal të biçikletave. Kreu i Bashkisë së Tiranës njoftoi gjithashtu banorët e Njësisë Nr.2 se shumë shpejt do të nisë edhe rindërtimi i shkollës “Kosova”. Duke u ndalur specifikisht në investimet për njësinë 2, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se nga 189 milionë investime që janë akorduar për vitin 2016, projektbuxheti i vitit 2017 jep për këtë njësi plot 572 milionë lek, që do të përdoren për investime ku janë përfshirë një sërë projektesh të reja të cilat do të realizohen duke përmirësuar ndjeshëm jetën e këtij komuniteti.

Kështu, përveç rikonstruksionit që do t’i nënshtrohet rruga “Kadri Kërçiku”, rruga tek liqeni pranë ambasadës Hollandeze, si dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në degëzimin e rrugës “Gjon Krisli”, bashkia ka parashikuar të investojë edhe 572 milionë lekë të tjera në projekte të ndryshme. Për 2017-n është parashikuar rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga rruga e “Elbasanit” - “Stavri Vinjau” - “Pjetër Budi” dhe “Ali Visha”.

[gallery]19700[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani