Veliaj: Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, por dhe Këshillin Bashkiak

Veliaj: Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, por dhe Këshillin Bashkiak

1683826827_erionveliaj.JPG

Vetëm me votën për këshillin mund të vijojmë projektet transformuese të Tiranës së gjeneratës së ardhshme!  Në takimin e madh përmbyllës të fushatës së kryeqytetit, zhvilluar në Parkun Olimpik, Erion Veliaj, tha se po vota për anëtarët e Këshillit Bashkiak është po aq e rëndësishme për Tiranën sa ajo për drejtuesit e rinj të bashkive. 

Vetëm me shumicën socialiste në Këshillin Bashkiak, tha Veliaj, mund të merren vendimet e ardhshme të rëndësishme transformuese të Tiranës. 

“Sot është jetike, jo vetëm vota për kryetarin, sot është jetike vota për numrin 2, Partinë Socialiste dhe Këshillin Bashkiak. Sot është e rëndësishme vota për Këshillin Bashkiak. Sot, ne kemi mbështetjen absolute të qeverisë dhe të Edi Ramës, por na duhet vota për këshillin bashkiak që të kemi mundësi t’i përfundojmë punët e Tiranës. Përpara pak ditësh mbajtëm premtimin tonë për zonat rurale, hapëm tregun agroushqimor, për t’u siguruar që nuk ka monopol mbi frutat dhe perimet. Ajo votë është në Këshillin Bashkiak. Sot ne do të hapim Piramidën e Tiranës si epiqendra digjitale teknologjike që çunat dhe gocat tanë të mësojnë punët e së ardhmes. Ne sot jemi gati që të shpallim fituesin për Pallatin e Ri të Konventave në “Bulevardin e Ri”, për Polin e Drejtësisë, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën e Lartë, për Muzeun e Artit Modern dhe për Bashkinë e re, për t’i dhënë “Bulevardit të Ri”, shansin të jetë shtylla kurrizore e Tiranës, në 100 vitet e Tiranës që shkon vetëm përpara. Sot, me ndihmën e qeverisë së Edi Ramës, ne kemi shpronësuar të 5 terrenet për shkollat e reja në “Astir” dhe para pak ditësh hapëm çerdhen e parë,” u shpreh Veliaj. 

“Sot na duhet Këshilli Bashkiak dhe vota për Partinë Socialiste që të bëjmë të mundur, pasi bëmë 8 godinat e Universitetit Bujqësor, godinat e Inxhinierisë, godinat e Mjekësisë dhe të Qytetit Studenti. Me Edin dhe me qeverinë kemi bërë gjysmën e Unazës, u penguam për 3 vite te Astiri, shikoni sot si është rritur vlera, shikoni sot si është liruar trafiku. Ne na duhet ajo votë që të vazhdojmë ta çojmë deri në fund, nga Farka e Madhe në Dajt, nga Dajti në Kinostudio, nga Kinostudio tek Kokonozët, nga Kokonozët në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza në Laprakë për ta përfunduar të gjithë Unazë në Tiranës. Ja ku jemi këtu sot, ky kompleks sportiv, fryt i bashkëpunimit me qeverinë. Sapo kemi vendosur me kryeministrin që ne do të fillojmë punën për Pallatin e Ri të Sportit “Asllan Rusi” dhe për stadiumin e ri “Selman Stërmasi” që ashtu si arena kombëtare mund të kthehet në hapësira që transformojnë ekonominë e i japin energji të jashtëzakonshme njësisë 7 e njësisë 5. Ky është momenti ynë, ky është momenti i Tiranës, kjo është koha jonë, kjo është koha ë çunave dhe e gocave që duan të shkojnë vetëm përpara,” shtoi më tej Veliaj.

“Ejani ta përfundojmë Unazën, ejani ta përfundojmë Kopshtin Botanik, një hapësirë që mezi presim në njësinë 5 ta çojmë deri në fund. Eja të përfundojmë shkollat në Astir, eja të përfundojmë Bulevardin e Ri dhe ta bëjmë këtë qytetin e ëndrrave tona,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Pësoi transformim të jashtëzakonshëm, është kthyer në qendër graviteti për turizmin! Veliaj: Qyteti i ëndrrave


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit