GJIROKASTËR – Sesi të rinjtë të zgjedhin universitetin, sesi të vendosin me mençuri për çfarë duan të studiojnë, sesi të futen në tregun e punës, sesi të informohen për vendet e punës brenda dhe jashtë vendit e të jenë të kualifikuar e madje, edhe sesi e ku mund ta kalojnë kohën e lirë, kjo është ajo që synon të tregojë Strategjia e Rinisë, që për herë të parë po shkruhet në vendin tonë.
Pra, një guidë për të rinjtë, që për herë të parë po e shkruajnë vetë, - ky është mesazhi që ka lançuar sot edhe nga Universiteti i Gjirokastrës "Eqrem Çabej", Ministri i Mirëqënies Erion Veliaj, në fushatën e tij për mbledhjen dhe përfshirjen e ideve të të rinjve në Strategjinë e Rinisë.
Ndërsa dje, për të njëjtin projekt, Veliaj u takua edhe me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, në praninë e Rektorit të Universitetit të Vlorës, Albert Qarri.
Veliaj tha se të rinjtëdëgjoheshin vetëm në kohë fushate dhe asnjëherë nuk u merrej mendimi. “Duhet ta thyejmë këtë traditë të mbrapshtë dhe të pyesim realisht studentët për mënyrën se si ata e duan ‘Strategjinë e Rinisë’”, tha ai.
Po ashtu, ai foli për mungesën e informimit në lidhje me tregun e punës, pasi ndodh që shumë të rinj nuk zgjedhin me vetëdije dhe vullnet të plotë vetjak rrugën e tyre akademike. Një piketë tjetër e rëndësishme, sipas tij, ishte koha e lirë; nevoja për një shumëllojshmëri alternativash për kohën e lirë të të rinjve.

(Dje me studentët e "Ismail Qemalit" në Vlorë)
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com