Veliaj te Njësia 5: Ata që sot janë kundër të ardhurve dhe zhvillimit të qytetit, dje lejuan ndërtimet pa leje dhe zaptuan çdo hapësirë publike

Nga Njësia 5, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ata që sot janë kundër të ardhurve në Tiranë, kundër zhvillimit të qytetit dhe kundër ndërtimeve, janë po ata që lejuan zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje kudo.

“Tani që ka afruar fushata, fillojnë këto muhabetet ‘kush është i ardhur, kush është vendali’. Janë muhabete pa lidhje në një qytet ku 90% e njerëzve kanë ardhur nga diku tjetër. Dhe këta që i mëshojnë kësaj, janë po ata që në vitet ’90, kur drejtonin Tiranën, lejuan në mënyrë fyese ndërtime pa kriter kudo. Hapësirat që ziheshin nuk ishin hapësirat ku dikush i kishte dalë zot, ziheshin hapësirat e përbashkëta. Pra, një sheshpushim brenda pallatit, një hapësirë e Bashkisë apo një hapësirë publike”, kujtoi Veliaj.

“Kur erdhëm në administratën e Bashkisë së Tiranës, ishte e gjitha e pushtuar me kioska, nga këta që thonë: ‘betoni, betoni, betoni’. Është tjetër gjë të ndërtohet hotel “Marriott” - dhe unë jam shumë krenar për atë lloj betoni sepse s’mund të jemi Kryeqyteti i Rinisë dhe Qyteti i Sportit, pa pasur hotele me 5 yje, siç na u desh për Samitin e BE-së. Pra, ne duam të jemi edhe më të mirët, por mos të kemi fare infrastrukturë! Njerëzit nuk flenë nëpër lulishte! Në qoftë se duam turistë, na duhen këto hotele dhe hapësira që akomodojnë qindra e mijëra turistë. Por, ajo që më vjen keq është se s’ka pikë reflektimi nga këta që kanë administruar bashkinë në ato vite dhe shkollat i zaptuan ose me kioska, ose i bënë gati për pallate”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se prona në Tiranë është rritur deri në tre herë më shumë.

“Është e pashmangshme që do ketë pallate edhe për ata që marrin kredi të butë, do ketë pallate edhe për të pasurit, edhe për të huajt që duan të jetojnë në Tiranë. Dikush reklamonte se në zonën e hyrjes së Liqenit, nga Filologjiku, shitej apartament në pallat me 3 mijë euro m2. Nga njëra anë, ky është lajm i mirë sepse prona është rritur për të gjithë, si për të majtët, si për të djathtët – është rritur rreth 2.5-3 herë më shumë në Tiranë, se të gjithë janë pasuruar, edhe ata që i shajnë ndërtimet – por, pyetja është: A e kemi luksin që, pas orës 13:00, shkolla “Petro Nini” ose “Samiu” ta mbyllin palestrën, në një vend ku prona vlen kaq shumë? Ajo që kemi bërë është që çdo palestër e kemi lidhur me një shoqatë volejbolli ose basketbolli, ku stërviten fëmijët pas mësimit”, theksoi Veliaj.

Ai apeloi edhe për çdo kundërshtar që të reflektojë dhe të mos bllokojë qytetin për inate politike.

Përveçse u uroj sukses të gjithë atyre që do të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, u kërkoj të edhe të reflektojnë, se për inat të parties ose për inat të tjetrit, nuk duhet t’i bllokojmë punët e qytetit. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur, janë bllokuar shumë punë vetëm për çështje politike. Kujtoj, për shembull, se sa është vonuar sheshi “Skënderbej”, sa është vonuar Pazari i Ri, sa është vonuar Kalaja, sa u vonuam te Astiri. Dikush mund të thote, ç’rëndësi ka, sepse rëndësi ka që u bë. Dakord, por humbëm tre vjet kohë. Në qoftë se një njeri jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3% e jetës, por 3% këtu, 2% atje, 5% atje, po të ikën jeta vetëm duke penguar njëri-tjetrin. Ndaj, unë besoj se pavarësisht bindjeve që keni, ju duhet të keni një pakt mes jush, që si minimum të mos pengoni njëri-tjetrin kur dikush punon. Të mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrit kur dikush vrapon,” u tha Veliaj të rinjve të Njësisë 5.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Investimet në Njësinë 5, Veliaj: Kampusi sportiv te Aquapark, stadiumi i ri Dinamo dhe rikthimi i Kinema Agimit, prioritetet e vitit 2023

1670939100_finalprojekt.00175210.Still002.jpg

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Njësisë 5 për buxhetin e vitit të ardhshëm, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj numëroi disa prej projekteve më të mëdha të planifikuara si në infrastrukturë, arsim, sport dhe kulturë. Veliaj vecoi Parkun e Liqenit të Farkës, si një prej investimeve kryesore, që i jep më shumë frymë dhe Liqenit Artificial, rikonstruksionin e Stadiumit “Selman Stermasi”, “Aquaparkun”, Kinema Agimin, si dhe plot ndërhyrje në infrastruturën rrugore dhe disa shkolla të reja që pritet të ndërtohen akoma e që i përkasin njësisë 5.

Veliaj kujtoi si ishte më parë zona përreth Arenës Kombëtare dhe si është transformur sot: “Ju kujtohet Arena Kombëtare. Nga njëri cep nga ana e KQZ-së ishte gomisteri, nga ana e Sheratonit ju kujtohet ai lavazhi aty që shkonte shkuma përpjetë tamam si shkuma party. Sot arena kombëtare ka sjellë biznes, ka sjellë ekonomi, janë punësuar njerëz, është rritur vlera e pronës. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë me stadiumin “Dinamo” për Njësinë 5 dhe për tu siguruar që gjithë Tirana e Re merr një vlerë të jashtëzakonshme”.

Një kampus sportiv tha ai do të ngrihet në zonën e pishinave publike tashmë të Tiranës.

“Ne do të vazhdojmë transformimin me Aquaparkun, me parkun e pishinave. Nisëm pishinat dhe tani do mbarojmë me pjesën e futbollit. Duam të shtojmë edhe fusha tenisi dhe basketbolli dhe volejbolli. Do ta kthejmë në një kampus të vërtetë. Kemi pjesën e lojërave në ambiente të mbyllura. Ne atje duam që të jetë për ekipet sportive por kryesisht një kampus sportiv për çunat dhe gocat e mrekullueshëm të Njësisë 5”, tha Veliaj.

Një krahasim si ishte – si është sot, Veliaj e bëri edhe për zonën e Liqenit, ku tha se të paktën 98 ndërtime pa leje nuk ekzistojnë më në parkun më të madh të Tiranës.

“E mbani mend si ishte Liqeni. Tirana e vjetër në vitin 2015 mbaronte te diga. Nga diga deri te Uillsoni 98 ndërtime pa leje. Sot është transformuar totalisht. Janë shtuar pistat e biçikletave. Është bërë amfiteatri. Kemi kapur 965 pemë të mbjella. Duam ta mbyllim vitin me një shifër për Guiness, 1 milion pemë në Tiranë,” tha ai. Kinema Agimi do ti rikthehet kryeqytetasve dhe Njësisë 5

“Një nga gjërat që kemi buxhetuar për vitin tjetër duke qenë se shumë asete që i ishin dhënë privatëve, po ia kthejmë Bashkisë në një lëvizje të paprecedentë këto vitet e fundit, është edhe kinema Agimi. Më në fund “Kinema Agimi” është kthyer në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është kinemaja klasike e Tiranës dhe agjencia jonë kreative edhe e industrive digjitale. Shumë shpejt do ta hapim për publikun. Për njësinë 5, sidomos për pjesën e vjetër të Pallateve Agimi do të jetë një kthim në nostalgjinë e kohërave që kemi kaluar në Tiranë në ato vite dhe do jetë edhe një mundësi fantastike për çunat dhe gocat që merren me film, me teatër, kinematografi dhe të gjithë artet digjitale”, u shpreh Veliaj.

Për infrastrukturën, Veliaj vecoi sistemimin e gjithë zonës së njohur si Triangolo: “Sigurisht ajo ka qenë një problematikë shumë e madhe. Jemi në prag të zgjidhjes së ngërçit të fundit dhe më në fund gjithë njësia, sidomos pjesa e juridikut shfryn te garda, del tek sheshi “Nënë Tereza” dhe pastaj lidhet me rrugët më të mëdha të Tiranës,” shpjegoi ai.

 “Ne duam që këtë Pranverë të hapim Piramidën e Tiranës, pra një pjesë e buxhetit do të shkojë edhe për të bërë përfundimet e punëve tek Piramida. Piramida do të jetë shkolla më e madhe në Ballkan për teknologjinë e informacionit.

Sa i përket shkollave të tjera që i shtohen paketës së shkollave të reja Veliaj përmendi “26 Nëntorin”, rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku”, “Dëshmorët e lirisë”, etj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkolla: 13/12/2022 19:24

    150.000 banore njesia 5 Asnje shkolle e re, ky akoma kujton se e beson me njeri.

    Përgjigju
  • Alan: 13/12/2022 13:32

    Hajde pyke po nga ato te Nolit! Mjeshter i te genjyerit. E gjeta me "kioska" thote mediokri. Pse mos gje Basha i beri per 4 vite "nderprerje" te legjendes mafioze Rama nga Bashkia apo si? Na prishe edhe prrallen e kioskave te Lanes mor teveqel.

    Përgjigju
    • Shaqo: 13/12/2022 15:41

      Alan, e keni te veshtire te kuptoni gjerat. Lali thote kur e morem jo nga Luli, pir nga Saliu,se Luli nuk gjeti kioska ne Lane. Akoma 7x7=42 per ju, filloni nga klasa e dyte fillore, qe te kuptoni me mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025