Veliaj tek liqeni, sfidon Nishanin
e Shqup-in për 17 katëshin, foto

Veliaj tek liqeni, sfidon Nishanin<br />e Shqup-in për 17 katëshin, foto
Bashkia e Tiranës prej disa ditësh ka nisur aksionin e prishjes së të gjitha ndërtimeve pa leje, të cilat kanë uzurpuar territorin e parkut në Liqenin Artificial ndër vite.
 
Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës,i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, kanë shembur disa objekte të njohura në këtë zonë, të cilat nuk kishin dokumentacion të rregullt ligjor.

veliaj
 
Kryetari i Bashksië Erion Veliaj i cili ndoqi nga afër aksionin tha se do t'ia kthejë publikut çdo pronë dhe hapësirë publike të uzurpuar.
 
Kemi ecur me projektin tonë për të pastruar të gjitha zonat e zaptuara në liqen. Kjo tokë është pjesë e Parkut të Liqenit, si ky territor ka dhjetëra të tillë në të gjithë zonën e Liqenit, të cilat janë uzurpuar, për kafe, bingo, lavazhe e lloj-lloj aktivitetesh, motele, hotele, restorante, bilardo, të cilat nuk kanë funksion publik, por privat. Kjo është një përpjekje për të mbajtur atë premtim që dhamë kur nisëm ndërtimin e këndit të lodrave për fëmijë; pra, çfarë është publike do të jetë e publikut, por ç’është private në një park publik nuk do të jetë më”, tha Veliaj.
 
Ai gjeti rastin t’i bëjë thirrje Presidentit të Republikës të shprehet pro prishjes së këtyre ndërtimeve në park dhe rikthimin e çdo hapësire të tij qytetarëve.

veliaj
 
 “Nuk më rezulton që, në përpjekje të tilla të vijë Presidenti i Republikës apo ata që politikisht përdorin të gjitha kauzat për interesin e vogël të ditës, por që kurrsesi nuk pranojnë të bëjnë avokatin e publikut për një interes publik, siç është lirimi i parkut  nga të gjitha këto ndërtime pa leje”, shtoi kryetari i bashkisë.
 
Po ashtu Veliaj tha se do të kërkojë shfuqizimin e lejes për pallatin 17 katësh tek diga e Liqenit, duke ftuar edhe Presidentin Nishani që të shprehet kundër.
 
 “Në seancën gjyqësore Bashkia e Tiranës do të kërkojë shfuqizimin e lejes. Pra, Bashkia e Tiranës, për herë të parë, për çështjen e 17-katëshit te diga do të jetë në gjyq përkrah INUK-ut dhe me qytetarët e Tiranës, me ambientalistët, me të rinjtë që duan të shijojnë Parkun e Liqenit pa pallate. Kjo është një ftesë publike për cilindo, duke filluar nga Presidenti i Republikës, deri tek ambientalisti apo qytetari më i fundit, që të shprehin gjithashtu qëndrimin e tyre, çfarë mendojnë për çështjen e pallatit 17-katësh. Ja kthejmë hapësirën e zaptuar publikut e fëmijëve! S'ka president e Shqup-mjedisor për këta çibanë pa leje! Kurioz nëse do mbrojnë Liqenin në gjyqin e 17 katshit sot java," u shpreh Veliaj.
 
Në total, Bashkia Tiranë ka konstatuar rreth 100 ndërtesa pa leje, kryesisht kafe, parkingje apo lavazhe, duke zënë pa të drejtë hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial.
 
veliaj

veliaj

prisha ndertimeve

 Foto të tjera

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë